Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Vrasja e 23-vjeçarit në Vlorë/ Hajdarmataj: Policia e përgjumur para parandalimit të ngjarjeve të tilla

10:25, 09/01/2024
A+ Aa A-

Ish-Drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, komentoi vrasjen e 23-vjeçarit në Vlorë me snajper, teksa u shpreh se Policia e Vlorës duhet të tregonte një vëmendje të shtuar në rastin konkret dhe se kjo e fundit është e përgjumur para parandalimit të ngjarjeve të tilla.

Jam i mendimit se kjo është një ngjarje mjaft e rëndë dhe me shumë pasoja, kjo për shkak të kushteve të rrethanave dhe të moshës së re të tyre.

Përsa i përket pjesës së parandalimit, kjo vlen për të diskutuar dhe shprehur mendimet me këtë çështje që unë jam kritikues që policia në rastet e parandalimit të këtyre ngjarjeve gjithmonë është e luhatur ose e përgjumur.

Pse e them këtë dhe në ç’kuptim?

Kjo ngjarje ka njëfarë paralajmërimi sepse backroundi i të ndjerit është i një aktiviteti kriminal, që të lë të mendosh dhe të kuptosh që duhet të ishte një person në vëmendjen e Policisë së Shtetit.

Çfarë do thotë se kjo si familje ka pjesëmarrje më të hershme në aktivitetet kriminale, aq më tepër, në këtë rast ku pretendohet se i ati i të ndjerit ka qenë pjesë dhe e një bande kriminale.

Këto duhet të ishin në vëmendjen e Policisë!

Çfarë dua të them me këtë është se punonjësi i policisë së zonës duhet të jetë në dijeni të kësaj situate. Çfarë do thotë, që duhet të marrë informacion, aq më tepër kur jemi në një nga dy momentet deçizive, që është moment i fundvitit që gjithmonë themi se ka trazira dhe eksportohet aktiviteti kriminal nga konfliktet në vendet e BE dhe vijnë në Shqipëri e realizojnë këtë qëllim ... dhe periudha tjetër ajo e verës.

Pra janë dy momente ku Policia duhet ta shtojë vëmendjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco