Kërkesa e SPAK për kufizimin e lirisë së shprehjes/ Sejamini: Kryetarit të opozitës nuk mund t'i heqësh fjalën, aq më tepër kur nuk ka asnjë akuzë

Kërkesa e SPAK për kufizimin e lirisë së shprehjes/ Sejamini: Kryetarit të opozitës nuk mund t'i heqësh fjalën, aq më tepër kur nuk ka asnjë akuzë

22:16, 28/12/2023
A+ Aa A-

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur për kërkesën e SPAK që Sali Berisha të izolohet në banesën e tij dhe t'i ndalohet komunikimi. 

Sejamini tha se kjo kërkesë për ndalimin e komunikimit të liderit të opozitës, është një ngjarje mjaft e rëndë.

"Nga ana politike më duket absurd që Berisha të hetohet me çfarëdo mase sigurie. Ai nuk paraqet asnjë lloj rreziku për t’u larguar apo për të prishur prova.

Mendoj se ishte një kërkesë më shumë për arsye politike sesa juridike.

Çdo hap tjetër pas kësaj, është vazhdim i një qerthulli ku ke hyrë. Drejtësia merr masë për të treguar që është e fortë dhe nuk mund të injorohet.

Arrest shtëpie dhe të mos flasë dot kryetari i opozitës, më duket shumë e rëndë. Kryetarit të opozitës nuk mund t'i heqësh fjalën, aq më tepër që është thjesht person nën hetim", tha Sejamini. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco