Beogradi mes protestave/ Spahiu: Pritet që Perëndimi t’i zgjasë dorën Vuçiç në këmbim të favoreve

15:29, 25/12/2023
A+ Aa A-

Analisti Nexhmedin Spahiu  i ftuar në 'Edicionin e Mesditës 'në Syri Tv komentoi trazirat e fundit në Beograd, ku qindra mbështetës të opozitës tentuan që të hynin në godinën e bashkisë, në shenjë proteste ndaj asaj që vëzhguesit e zgjedhjeve,  thanë se ishin parregullsi të procesit të votimit, gjatë zgjedhjeve fundjavën e kaluar.

Spahiu u shpreh se ajo çfarë pritet të ndodhë, është që Perëndimi t'i zgjasë dorën Vuçiçit, sigurisht në këmbim të interesave të tij.

Ka qenë një ide e vendeve Perëndimore që duke forcuar Vuçiçin, ata arrijnë që të bëjnë atë për vete dhe të fusin Serbinë në botën perëndimore.

Kjo u tregua se doli një strategji e gabuar dhe atëherë filluan të kundërtën që ta dobësojnë atë dhe natyrisht duke investuar në opozitë.

Duke sjellë pushtetin e tij në pick, në mënyrë që pastaj t'i afrojë në kalimin në anën tjetër të lumit.

Kjo është  pikërisht ajo çfarë po ndodh.

Pushteti i tij është dobësuar më shumë në Beograd dhe ai fitoi duke bërë dhe manipulime sepse kjo nuk është një gjë që nuk ndodh në vende ku sundon një njeri i vetëm, dhe tani është pushteti i tij në pikëpyetje.

Pritet që Perëndimi t'ja zgjasë dorën presidentit Vuçiç në këmbim të favoreve që do i kërkohen t’i bëjë ai Perëndimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco