Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Pikante/ Lubonja shfazon filozofin konservator të Lulit vetëm me buzëqeshje

Pikante/ Lubonja shfazon filozofin konservator të Lulit vetëm me buzëqeshje

21:40, 21/12/2023
A+ Aa A-

Në nisje të emisionit “Open” analisti Fatos Lubonja wshtw pwrplasur me filozofin konservator të Bashws, Fitim Zekthin, për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme nga Kuvendi.

Teksa shprehej se vendimet e gjykatës nuk diskutohen, por zbatohen duke iu referuar Berishës, Zekthi iu drejtua Lubonjës duke e pyetur nëse ka diçka për të qeshur.

Analisti iu kthye duke thënë “po ka, si nuk ka”, ndërsa Zekthi iu drejtua duke thënë “jam unë duke folur, pastaj merr fjalën tënde”.

Zekthi shtoi më tej se veprimi i tij ishte i papranueshëm dhe se nuk duhet ta bëjë personal diskutimin, por Lubonja e ka injoruar tërësisht, vetë ka qeshur me ironi me analizën e Zekthit.

Pjesë nga debati:

Zekthi: Kushdo mund të ketë opinionet e veta për vendimet e drejtësisë, por di të them një gjë. Edhe sikur të jetë vendim me problem ligjor nga ana e SPAK, vendimet e gjykatës nuk diskutohen, por zbatohen. Tani që vjen momenti që del para drejtësisë një njeri me pushtet refuzojnë me çdo mënyrë të hetohen. Lubonja ka ndonjë gjë për të qeshur?

Lubonja: Po ka, si nuk ka?

Zekthi: Jam unë duke folur. Pastaj merr fjalën tënde.

Lubonja: A më pyete?

Zekthi: Të pyeta sepse nuk duhet të qeshësh kur flas unë. Është e papranueshme. Mos e bëj personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco