Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

‘GJK i thotë ‘yes’ shefit’/ Çollaku: Rama në kaos, po i mbaron koha! Ka paguar 50 mijë dollarë ushqim me McGonigal!

18:49, 21/12/2023
A+ Aa A-

Gaztetari Basir Çollaku, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, foli për aksioni e sotëm të mazhorancës socialiste në kuvend, për të votuar autorizimin e kërkuar në mënyrë antiligjore nga SPAK për të arrestuar kryedemokratik Sali Berisha.

Sipas Çollakut, kjo që po ndodh është një histoi përtej Berishës si individ, por kemi një parlament i cili lejon prokurorinë t’i përcjellë një kërkesë jashtë procedurës, jashtë kushtetutës të paligjshme dhe kemi një prokurori që pranon nga parlamenti i cili është me dy standarde si ai i mëparshmi i Saimir Tahirit.

Gjithashtu gazetari ka theksuar se Ramës po i mbaron koha dhe i ka premtuar amerikanëve një vendim të shpejtë dhe antiligjor ndaj Berishës para datës 26 shkurt, pasi është data e gjyqit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i cili ka dëshmuar të dhëna të tjera që inkriminojnë kryeministrin shqiptar, pasi vetëm ushqim ka paguar 50 mijë dollarë.

Çollaku: Kjo histori është përtej Berishës si individ. Jemi në një kaos të pamenduar, të një njeriu që është vetë në një kaos edhe juridik dhe individual që është vetë zoti Rama.

Kemi një parlament i cili lejon prokurorinë t’i përcjellë një kërkesë jashtë procedurës jashtë kushtetutës të paligjshme. Kemi një prokurori që pranon nga parlamenti i cili është me dy standarde si ai i mëparshmi i Saimir Tahirit.

Kemi një Gjykatë Kushtetuese e cila nuk përmbysh detyrën por i thotë ‘po’ shefit duke mos shqyrtuar edhe atë që është e qartë dhe nuk ka nevojë për shqyrtim por meqë i shkoi kërkesa ta kishte pranuar.

Pyetja thelbësore është pse me kaq nxitim, kujt po i mbaron koha, kush ka nevojë të fitojë kohë dhe çfarë po ndodh që duhet të prodhohet një vendim dhe ku duhet ta çojnë?

Para pak ditësh Charles McGonigal ka ndejtur rreth 7 orë para agjentëve federalë duke rrëfyer mëkatet e tij të lidhura me çështjen Deripaska në Nju Jork.

Deripaska ka investime në Shqipëri, ka biznese në Shqipëri, ka puse nafte, ka rindërtim, në këtë dosje duhet ta themi se po përmende fjalën amerikanë të fiken dritat dhe të lënë të mbarosh fjalinë, në këtë dosje përmendet djali i presidentit Biden, Hunter Biden që thotë që Duçka është djal i mirë dhe e paguaj unë.

Ajo që ka prodhuar dëshmia e Charlit ato lotë kur ka dalë nga pyetësori nuk kanë qënë lotë gëzimi ka qënë një histori që ka shumë ngjarje brenda. Në 26 shkurt është seanca për dosjen e Shqipërisë.

Është seancë për të dhënë vendim por Charli do të dëshmojë edhe për gjetjet e departamentit që ka hetuar çështjen.

Ne kemi të paktën 5 dreka e darka me Edi Ramën që pas rrëfimit të bashkëjetueses së McGonigal se kushtojnë nga 10 mijë dollarë secila.

Ne kemi 50 mijë dollarë dreka dhe darka ushqim të zotit Rama.

Të gjitha takimet e Ramës me McGonigal janë të regjistruara të përgjuara, bisedatat që ata kanë bërë për privilegjet, për porositë, për të hetuar opozitën dhe për ti përfshirë ata në listën e ‘non gratës’ që varionin nga 600 mijë dollarë deri në 3 milionë dollarë dhe këto histori tashmë do të çojnë edhe te ato të fshehta deri tani të ruajtura për të cilat do të ndihet i zbuluar në shkurt.

Dhe për t’ju thënë amerikanëve që po u prodhoj unë një vendim të padrejtë, të shpejtë, drejtësie në Shqipëri, që Berisha është në hetim është akuzuar për korrupsion, drejtësia e pavarur shqiptare po vepron, kjo drejtësia që kontrollohet nga kompania e pusetave.

Ka një nxitim për të prodhuar një vendimmarrje të kësaj drejtësisë të re që po sillet në mënyrën më të paligjshme të mundshme në këto 30 vite të drejtësisë.

Dëgjova zotin Dumani që deklaronte se kemi thelluar bashkëpunimin me shoqërinë civile. Shoqëria Civile në Shqipëri në këto 10 vitet e fundit mbahen me projektet e fondacionit Soros dhe të Fugës së shtypit të Ramës.

Kjo është një sinjal anshmërie. Jemi duke hyrë në vitin e katërt të kësaj dosje të pretenduar dhe s’kemi një akuzë zyrtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco