Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ ‘Do i përgjigjemi përshkallëzimit’, Bardhi: Mazhoranca po na provokon, asnjë kërkesë nuk do pranohet pa u plotësuar kushtet e opozitës

15:38, 12/12/2023
A+ Aa A-

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të deputetëve të PD, Gazment Bardhi ka komunikuar me gazetarët, ku foli për situatën e krijuar në Kuvend dhe autorizimin që SPAK i kërkon Kuvendit për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.

“Shpreh vendosmërinë e deputetëve jo vetëm për të qëndruar në aksionin që kemi nisur, por do i përgjigjemi përshkallëzimit që ka ndërmarrë mazhoranca. E papranueshme që një shumicë të marrë masa që i heq mandatin përfaqësuesve të opozitës. Është provokim i rëndë i asaj që keni parë në këto dy muaj në Kuvend. I bëj thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorin e Tiranës”, tha ai.

“Ne jemi njohur përmes medias. Është lajm i mirë që SPAK e di adresën e Kuvendit të Shqipërisë. Kishim humbur besimin që njihte besimin kushtetues. Qëndrimi jonë por dhe i zotit Berisha ka qenë që votojmë çdo gjë që vjen nga SPAK. Rama të përmbushë kërkesat e opozitës dhe të kthehemi në votimin normal të kësaj kërkese. Ne rikthehemi menjëherë në normalitet me plotësimin e tre kërkesave, në rast të kundërt asnjë çështje nuk devijon aksionin e nisur më 5 tetor. Asnjë çështje nuk mund t’I mbivendoset kësaj. Sot nuk kam njoftim as unë as anëtarët e opozitës për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Anëtarëve. Asnjëri nuk është njoftuar për të marrë pjesë në mbledhje. Ne do të vazhdojmë aksionin tonë dhe hap pas hapi do të përshkallzojmë.”, tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco