Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha publikon korrespondencën që fajëson Veliajn: Po bën gati arratisjen, mos pranoni kërkesën e tij për azil

Berisha publikon korrespondencën që fajëson Veliajn: Po bën gati arratisjen, mos pranoni kërkesën e tij për azil

13:08, 12/12/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të pazakontë sot gjatë konferencës së shtypit, duke iu drejtuar shteteve të tjera që të mos pranojnë kërkesën për azil politik nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili po demaskohet dita-dita ditës si ideatori dhe përfituesi i miliona eurove nga afera e inceneratorëve, aferë nën hetim nga SPAK dhe për të cilën kanë nisur arrestimet e bashkëpunëtorëve më të afërt të Veliajt në bashkinë e Tiranës.

 "U bëj thirrje vendeve partnere dhe vendeve të tjera që të refuzojnë çdo kërkesë për azil të këtij megahajduti në vjedhjen më të madhe të shqiptarëve ose në vjedhjen e shekullit," tha Berisha.

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i opozitës nënvizoi.

"Këtu do u lexoj vetëm një korrespondencë të tij, sepse u bë përpjekje e madhe për ta paraqitur djegësin si një aferë të Lefter Kokës. Këtu unë do t'ju lexoj në faqen 31 të vendimit për Arben Ahmetajn, prokuroria ka administruar një komunikim shkresor mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Tiranës.

Në shkresën me numër 34881/1, datë 6.10.2017, të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përcjellë ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, një kthim-përgjigje ku thuhet: Bashkia e Tiranës ka detyrim buxhetor që derivojnë nga kontrata e koncesionit për ndërtimin e landfillit. Sipas kësaj kontrate, Bashkia e Tiranës duhet t’i paguajë koncesionarit një shumë të barabartë prej 29 eurosh për ton.

Në shkresën numër 292/1, datë 13.10.2017, Ministria e Mjedisit i përcjell informacion Ministrisë së Financave: Nga përmbajtja e kësaj kontrate, nuk ëshët përcaktuar në asnjë dispozitë që Ministria e Mjedisit të ketë marrë përsipër pagesën e ndonjë tarife apo detyrimi financiar ndaj koncesionarit. Por janë njësitë vendore të Tiranës që duhet të paguajnë për koncesionarin, pagesën për depozitimin e mbetjeve.

Pra, çdo gjë, fakton se djegësi i Tiranës është djegësi Veliaj, natyrisht nuk ndodhte kurrë pa firmën, bonusin e Edi Ramës.

Natyrisht, nuk mund të ndodhte kurrë pa firmën, bonusin e Edi Ramës. Pra, është djegësi Rama-Veliaj.

Së fundmi, Erion Veliaj që mbrëmë ka kaluar nga studio në studio me presione të tmerrshme ndaj medieve, sipas disa burimeve po bën gati valixhet t’ia mbathë.

Ndaj u bëj thirrje vendeve partnere dhe vendeve të tjera që të refuzojnë çdo kërkesë për azil të këtij megahajduti në vjedhjen më të madhe të shqiptarëve ose në vjedhjen e shekullit."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco