Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha nxjerr dokumentin: Ja si e rrëmbyen Rama dhe Bollino pronën shtetërore të caktuar për gjimnaz

22:14, 07/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partsië Demokratike, Sali Berisha nxori dokumentin që vërteton se prona e dhuruar nga pronarët për gjimnaz në rrugën Ndre Media dhe e caktuar nga bashkia, u mor nga Karlo Bolino për 1 euro.

Në Çim Peka Live, Berisha tregoi se si Karlo aplikoi në bashki dhe priste për vendimin, por këshilli bashkiak s’mund ta kalonte nga gjimnaz në ndërtesë media private, dhe ajo pronë iu mor bashkisë dhe iu dha një ndërmarrje që varet nga një ministri dhe ndërmarrja hapi tenderin, Anila Denaj hapi tenderin.

Berisha: Kjo ka qënë pronë e bashkisë. Familjet pronare ia kanë lënë bashkisë sepse bashkia i ka thënë atyre se ne kemi këtu për të ndërtuar gjimnaz sepse 60 mijë banorëve u mungon gjimnazi. Mir thanë familjet dhe ia lanë bashkisë. Karlo aplikoi në bashki dhe priste për vendimin, por aty këshilli s’mund ta kalonte nga gjimnaz në ndërtesë media private, nuk e bënte dot këshilli atë dhe iu mor bashkisë dhe iu dha një ndërmarrje që varet nga një ministri dhe ndërmarrja hapi tenderin, Anila Denaj hapi tenderin. Hap tenderin dhe cakton 6200 euro në muaj qeranë e ndërtesave dhe përfundon me 1 euro, këta janë të shkruara, janë të gjitha dokumentat.

Aty ka qënë e përcaktaur rruga ‘Ndre Media’ caktohet gjimnaz për zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco