Benet Beci 'rikthen' komunizmin në Shkodër, Kraja: Shqipëria është kthyer në parti-shtet, kërkojnë të devijojnë vëmendjen

15:54, 29/11/2023
A+ Aa A-

Për herë të parë Shkodra festoi ditën e çlirimit të Shqipërisë 29 nëntorin, me prani të kryetarit socialist të bashkisë, Benet Beci nga ku shiheshin të lartësohej figura e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, i cili për shumë vite e la Shqipërinë në errësirë.

Shefi i Kabinetit të Kreut të Partisë Demokratike Akil Kraja teksa e ka komentuar këtë është shprehur se e gjitha kjo vjen si pasojë e tentativës së qeverisë për të devijuar vëmendjen e mediave nga skandalet e njëpasnjëshme që kanë të bëjnë me drejtësinë e re në vend, po ashtu dhe gjyqit politik që po I bëhet Partisë Demokratike.

Ai bën thirrje që të mos u jepet vëmendje.

“Kemi nevojë që të bëjmë absolutisht një lexim të situatës I cili e pajton Shqipërinë me të shkuarën e saj dhe jo ta vendosë të shkuarën në shërbim të një kapje të ardhshme proagandistike, të një diktature siç është kjo Edi Ramës që po instalohet sot, e cila në ditën më të keqe hedh fara të tilla përçarëse, debati të cilat realisht përtej aspektit moral për lirinë demokratike, për pluralizmin, për dinjitetin njerëzor, për respektin e viktimave të periudhës së komunizmit. Sot është për të devijuar vëmendjen nga kapja e shtetit, nga kapja e sistemit të drejtësisë, nga gjyqet politike që I bëhen Partisë Demokratike, kthimin e shtetit parti, devijimin nga debatet për McGonigal e kështu me radhë.

Unë besoj se këto janë thejshtë narrativa, ushqim për të konsumuar më shumë kohë demokratike  që të mos flasim për krizën e vërtetë që po kalon Shqipëria, që është ajo e shpopullimit, e kapjes së sistemit të Drejtësisë, e kapjes së institucioneve. Një realitet diktatorial pasi sipas studiuesve, nëse ne shohim presidencën, shohim parlamentin, bashkitë, kapjen e aktorëve ekonomik ka analiza që thonë se kapja sot është është pothuajse për të mos thënë më e madhe se aso kohe, flasim për periudhën pas 45-ës. Ky është realiteti. Ne nuk duhet të merremi me këto lloj shashkash, ne duhet të vazhdojmë betejën ashtu siç e ka filluar me të drejtë dhe përfaqësuesit e kishës kalotike para disa ditëve, por edhe më herët. Ne duhet ta vendosim temën në rrafshin moral, kombëtar për zojna të tëra të cilat po shpopullohen.”   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco