VIDEO/ Vjerdha: Na duhet një kryeministër që zgjedh persona me integritet, jo të lejojë të korruptuarit e tij të shkojnë në SPAK

10:06, 08/05/2024
A+ Aa A-

Aktivisti i Qëndresës Qytetare, Kolindo Vjerdha, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, komentoi fjalimin e djeshëm të Edi Ramës, duke theksuar se dje se kryeministri u munduar t’i sqaronte qytetarëve se ai nuk shikonte atë që ata shohin, por nëse SPAK do arrinte të shikonte këto problematika, ai mund të ndërhynte por pa prekur atë.  

Sipas Vjerdhës, ‘ajo që ne na duhet sot është një kryeministër që zgjedh persona me integritet për pozicionet që ata kanë pasi ky është roli i drejtuesit të qeverisë por jo një rol i cili lejon që të korruptuarit e tij të shkojnë dhe ti paraqiten drejtësisë’.

Vjerdha: Në 11 vite është po i njëjti refren dhe po i njëjti avaz dhe po e njëjta retorikë e përdorur nga kryeministri. Dje ishte një ‘one man shoë’ nga Rama duke u munduar t’i sqaronte qytetarëve se ai nuk shikonte atë që ata shohin, por nëse SPAK do arrinte të shikonte këto problematika, ai mund të ndërhynte por pa prekur kryeministrin.

Ne sot si qytetarë nuk votojmë një kryeministër i cili lejon që të korruptuarit e tij i shkojnë drejtësisë sepse për këtë kemi ngritur reformën në drejtësi të proklamuarën e madhe të këtyre viteve të fundit, është termi më i përdorur. Dhe ajo që u mundua dje ishte të krijonim një rezolutë artificë e cila do ishte një dublikim i mekanizmave dhe institucioneve të drejtësisë.

Ajo që ne na duhet sot është një kryeministër që zgjedh persona me integritet për pozicionet që ata kanë pasi ky është roli i drejtuesit të qeverisë por jo një rol i cili lejon që të korruptuarit e tij të shkojnë dhe ti paraqiten drejtësisë. Ky është problemi real ku ne ndodhemi sot.

Ky korrupsion i shtrirë në të gjitha nivelet e administrimit të shtetit në të gjitha nivelet institucionale të tij, në nivel qëndror dhe lokal, po e shohim me një kabinet qeveritar tashmë nën hetim, po e shohim me drejtorë dhe inspektorë lokalë, ish drejtues bashkishë që sot janë në hetim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco