Shehu: Ky regjim që mban Berishën të burgosur politik kërkon të shkatërrojë gjënë më të shenjtë, familjen

Shehu: Ky regjim që mban Berishën të burgosur politik kërkon të shkatërrojë gjënë më të shenjtë, familjen

20:34, 10/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në fjalën e tij nga protesta e përditshme qytetare në mbështetje të kryetarit të opoziës, Sali berisha poshtë banesës së tij  tha se regjimi i Ramës po nxit shpopullimin dhe shkatërron familjen shqiptare.

“Këtij regjimi që jo vetëm ka nëpërkëmbur të drejtat, lirinë, demokracinë, pronën. Ka nëpërkëmbur absolutisht atë që është më e shenjtë për qytetarët, këtij regjimi që mban të burgosur politik kryetarin tonë zotin Sali Berisha, këtij regjimi i cili së fundmi i cili i mungon dhe ndjenja më e vogël e humanizmit, e përgjegjshmërisë dhe kërkon të shkatërrojë atë që është më e shenjtë, familjen, fëmijën, nënën, afrimitetin njerëzor, ndjenjat humane.

Në një kohë kur Shqipëria po braktiset për faj të këtij regjimi, për krimet e këtij regjimi kërkon të nxisë ato metoda e mënyra  të cilat do të rrënojnë akoma më shumë popullsinë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco