Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

KAFE SHQETO/ Qafoku: Prisja që Rama të shkarkonte ministren Ibrahimaj

09:50, 08/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Rolanda Qafoku, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së djeshme të paprecedentë të partisë dhe qeverisë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Qafokut, fjalimi i djeshëm i Ramës jep dy mesazhe, ku për herë të parë pranon që korrupsioni është një çështje madhore dhe çështje kombëtare dhe në atë fjalim mbi 2 orë nuk e përmendi në asnjë moment kryebashkiakun Erion Veliaj.

Gjithashtu gazetari u ndal edhe te skandali i ministres Ibrahimaj, ku sipas tij Rama duhet ta shkarkonte, por kjo tregon që problemet e qeverisë janë shumë të mëdha.

Qafoku: Për herë të parë kryeministri Rama pranon që korrupsioni është një çështje madhore dhe çështje kombëtare. Kjo është hera e parë që ai e pranon zyrtarisht. Dje në një fjalim shumë të gjatë ai e pranoi dhe ky është lajmi.

Lajmi i dytë dje, pasi 70% të fjalimit të tij e kishte me nëntekst, dhe kryesorja e tij është marrëdhënia me zotin Veliaj, ku në asnjë rast në fjalimin mbi 2 orë nuk i përmendi emrin. Unë kuptoj se ai ka një problem dhe një çështje me zotin Veliaj.

Ai nuk e përmendi fare zotin Veliaj dhe kjo nënkupton shumë. Prisja dje që Rama të shkarkonte ministren Ibrahimaj, pas skandalit të padëgjuar në këto 34 vjet. Skandali i zonjës Ibrahimaj ishte më i paperceptueshëm.

Bashkëshorti i ministres thërret vartësin e ministres në ambientet e biznesit të vet dhe pasi e kërcënon dhe shantazhon i thotë jep dorëheqjen dhe pasi bën debat me këtë nxjerr thikën dhe e plagos, dhe kjo ngjarje fshihet dhe pastaj del deklarata e ministres që e fundos edhe më shumë këtë histori, prisja që zoti Rama do bënte një veprim, por duket se problemet e qeverisë janë të mëdha dhe nuk arriti të kishte kurajo të bënte këtë gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco