VIDEO/ Berisha: Dita e martë është dita e çlirimit të bashkisë. Dita e nxjerrjes për zverku të Erion Veliajt, këtij bastardi

20:51, 10/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen ditën e martë në protestën për çlirimin e bashkisë.

Sipas Berishës, e marta është dita e nxjerrjes për zverku të Erion Veliajt, këtij bastardi.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Së fundmi, tregoju shqiptarëve se pse në Shqipëri rrugët ndërtohen 5 herë, 8 herë, 10 herë më shtrenjtë se në çdo vend tjetër të Europës?

Sepse ti vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh jo 100, por 800, 1000, 1500 përqind.

I nxirë siç je, nuk ke të drejtë të dalësh nga strofulla e Surrelit, jo të qarkullosh.

Turpëron të parë dhe të mbramë të këtij vendi.

Turpëron ata që kanë mbyllur sytë përgjithmonë dhe ata që do lindin, gjeneratat që do vijnë.

Miqtë e mi, fati i Shqipërisë të guximi juaj.

Te zemërimi juaj.

Te beteja juaj.

Dita e martë, dita e çlirimit të bashkisë.

Dita e nxjerrjes për zverku nga bashkia të Erion Veliajt, këtij bastardi, kësaj shushunje që poshtëron, që përçmon, që grabit, plaçkit qytetarët e Tiranës si pushtuesi më i pamëshirë.

Betejë, betejë, fitore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco