KAFE SHQETO/ Muçollari: Rama e pranoi që qeverisja e tij është e mbytur nga korrupsioni

KAFE SHQETO/ Muçollari: Rama e pranoi që qeverisja e tij është e mbytur nga korrupsioni

10:10, 08/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Ai ka komentuar situatën aktuale politike dhe sjelljen e kreut të qeverisë Rama në takimin me deputetët dhe qeveritarët e rilindjes një ditë më parë.

Flavio Qarri: Rama i dha mesazh Velijat, por është e çuditshme deklarata e tij kur tha se 11 vjetët e para është problem korrupsioni, ndërsa 11 vjetët e dyta do bëhet më mirë.

Grigels Muçollari: Një fjalim i gjatë i Ramës në opinionin tim. E pashë kështu në aspektin e dëgjuesit. I mërzitshëm, i parashikueshëm deri diku dhe gjithmonë me të njëjtën narrativë, duke sharë të tjerët, duke fajësuar të tjerët dhe patjetër duke marrë çdo lloj suksesi që ai e konsideron të tillë ndër vete. Rama u bë tashmë 11 vjet kryeministër. Në këto 11 vjet më në fund Rama e pranoi që qeverisja a tij ka korrupsion. Kjo është gjysma e punës. Tani i ngelet që të pranojë që ka qenë Kryeministër për këtë 11 vjet....

Intervista e plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco