Gurra: Provokim dhe koncert për njerëzit e larguar nga Shqipëria të pashpresë

Gurra: Provokim dhe koncert për njerëzit e larguar nga Shqipëria të pashpresë

21:56, 10/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Ora News, gazetari Hysni Gurra u shpreh se Rama ka pasur shumë data që mund ta mbante takimin në Greqi, por e ka vendosur datën që korrespondon me arrestimin e Belerit.

Ai shtoi se Rama do të donte që të shkonte ndryshe ky lajm, sepse doli lajmi se nuk kishte salla dhe se do të kishte qejf që ta refuzonin, por grekët nuk e hëngrën këtë dëshirë të Ramës.

"Edi Rama ka pasur shumë data që mund ta mbante takimin në Greqi, por e ka vendosur datën që korrespondon me arrestimin e Belerit. Rama do të donte që të shkonte ndryshe ky lajm, sepse doli lajmi se nuk kishte salla. Do të kishte qejf që ta refuzonin, por grekët nuk e hëngrën këtë dëshirë të Ramës.

Fredi Beleri është arrestuar me urdhrin e Edi Ramës. Të gjithë e dinë këtë që u arrestuar dy ditë para zgjedhjeve. Rama e çoi këtë datë për të krijuar tensione. Rama do ta mbajë takimin atje, por nuk e dimë nëse është takimin i kryeministrit apo i PS-së."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco