VIDEO/ Pas mbledhjes së Grupit të PD, Berisha: Deputetët e opozitës të vendosur në betejën e tyre pa kthim...

VIDEO/ Pas mbledhjes së Grupit të PD, Berisha: Deputetët e opozitës të vendosur në betejën e tyre pa kthim...

15:17, 17/11/2023
A+ Aa A-

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kreu demokrat Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka deklaruar se reagimi opozitar do të jetë pa kthim.

Berisha: Parlamenti është kthyer në një aneks të Surrelit dhe ka humbur çdo funksion si tempulli i demokracisë së Shqipërisë ndaj edhe deputetët e opozitës në emër të popullit opozitar, qytetarëve që besojnë tek vlerat e demokracisë, që konsiderojnë pluralizmin motorin kryesor të saj, që besojnë se ministrat, pushtetarët dhe cilido duhet të hetohen nga komisionet parlamentare, me transparencë. Duhet të pasqyrohen e gjithë veprimtaria ligjore apo antiligjore, kushtetuese apo antikushtetuese e tyre.

Një nen me një rëndësi  kapitale në kushtetutë duhet të respektohet. Ligjet, amendamentet e opozitës duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare si kundër qeveria, si kurrë ndonjëherë më parë, nuk mund të përcaktoje përfaqësuesit e opozitës në komisionet parlamentare.

Pra janë kërkesat me themelore për të cilat deputetët e opozitës janë të vendosur në këtë betejë pa kthim deri në fitoren e tyre.

Shqiptarët do të shohin ditën e hënë qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco