Standardi i Jamarbër Malltezit si pronar dhe standardi i Edi Ramës si bandit

Standardi i Jamarbër Malltezit si pronar dhe standardi i Edi Ramës si bandit

22:51, 10/11/2023
A+ Aa A-

Standardi i 5 familjeve tiranase si pronare me zaptuesit e pronës, 42 familjet, dhe standardi i Ramës si bandit me qindra familje që ndërtuan në tokë shtet ose ish-pronarësh është nata me ditën. Sado që propaganda e megafonëve të pushtetit të mundohen të shpifin, e vërteta është aty, mu në mes të Tiranës. 
 

Në një shënim të gjatë ku shpjegon me detaje burgosjen e politike me urdhër të Edi Ramës, Jamarbër Malltezi tregon fisnikërinë e pronarëve të tokës së zabtuar te ish-klubi Partizani. 

 

Përshkrimi është i detajuar, është me fakte, dhe kushdo mund të bëjë kontrastin se si i ka trajtuar pushteti i Edi Ramës zaptuesit e pronës së tjetrit dhe si i kanë trajtuar 5 familjet tiranase, dhe familja Begeja mes tyre familjet që jetonin në pronën e tyre. 

 

Të gjithë shqiptarët i kanë të freskëta pamjet e dhunës së policisë dhe gazit ndaj familjeve te Astiri dhe 5-Maji. Shteti i quante familjet zaptuese të pronës së vet dhe i nxori me dhunë në mes të katër rrugëve. I dhunoi dhe ato pak familje që shpronësoi i shpronësoi me çmime qesharake. 

 

Ndërkohë 5 familjet pronare shekullore të tokës së grabitur te ish-klubi Partizani, trashëgimtar i njërës prej të cilave është Malltezi, nuk i hodhën në rrugë 42 familje të vendosura në rrënojat e ish-klubit Partizani, pra, në truallin e tyre. Jo vetëm që nuk i hodhën në rrugë, por u dhanë hyrje falas në pallatet që ndërtuan. Jo vetëm kaq, por për ata dhe gjithë zonën dhuruan shkollë, kopësht ndër më të mirat në kryeqytet. Bile, Mallteti ka dhuruar edhe një faltore për besimtarët e zonës, por këtë, bijtë e atyre që "përzunë" Zotin me kushtetutë nuk kanë si kuptojnë dhe është e tepërt ta pretendosh ta kuptojnë. Se, standardi dybotësh!

 

Si sillen banditët e pushtetit të Edi Ramës dhe si sillen pronarët fisnikë është e qartë, dhe kjo sjellje kështu ka qenë që nga '44, pasardhësit e familjeve fisnike sillen sillen si të tillë dhe pasardhësit e familjeve bandite sillen si të tillë. 


Pjesë nga shënimi i Jamarbër Malltezit:

 

Mendoni për një moment, nëse tek Ambasada Amerikane, shteti komunist do të kishte vendosur ndonjë barake apo ndërtesë, të fusnin ndonjë uzurpator dhe mos ia kthenin sendin e vjedhur pronarit të ligjshëm, siç iu kthye në 1991-shin. A do duhej në 1991-shin, ta mbante shteti hajdut apo uzurpatori, apo mos i kthehej deri sa të priste plotësimin e procedurave të privatizimit për rrethimin e ngritur pas futjes së familjes Popaj në ambasadë, apo ta merrte Ramiz Alia e t’ia jepte me koncesion tek ndonjë hajdut strategjik të Ramës?

Po pse bëhet prokuroria politike drapër në rastin e kthimit të pronës tek 5 Familjet pronare themeluese të Tiranës?

Pronarë, këto 5 Familje, nuk i bëri asnjë proces privatizimi. Pronarë, këto pesë familje, ishin prej thuajse 100 vitesh, përmes blerjes së tokës private me para djerse.

Procesi i kthimit të pronës është kthim i sendit të vjedhur. Ky proces zgjati nga 1994 deri në 2007, kur pas dhjetëra vendimesh, qysh nga viti 1995 (njohje prone e pjesërisht kthim), prona e vjedhur iu kthye 5 Familjeve pronare. Në këtë pronë të pronarëve të ligjshëm, jashtë çdo rregulli, ishin futur 42 familje informate, të cilat banonin në kushte të mjerueshme ku ishin katandisur godinat e shumësportëshit, ndërsa klubi i futbollit ishte zaptuar nga një biznes, pa asnjë akt ligjor a një copë letër me shtetin.

Për të gëzuar sendin e konfiskuar nga regjimi komunist, pas një kalvari 13-vjeçar, pronarët fisnikë u detyruan të blejnë edhe barakat dhe ndërtesat e uzurpuara. Pra, shteti jo vetëm që ua vodhi pronën dhe ua mbajti atë për 60 vjet pa qira, por tani pronarët e ligjshëm duhet të prisnin edhe përmbi 2 vjet, për të blerë ato baraka që as nuk na duheshin, e që për më tepër, ishin të uzurpuara.

Pronarët u detyruan të paguajnë edhe afro 700.000 dollarë për ndërtimet e uzurpuara të njëri klub, si dhe 100.000 dollarë për klubin tjetër. Krahasojeni pak me çmimin 1 euro, çmim me të cilin Bolino mori 4000 m2 tokë dhe ndërtesë 2-katëshe, caktuar për gjimnaz, tokë të cilën familjet pronare ia falën shtetit për të bërë shkollë.

Këtë pronë private, pronarët e zhvilluan duke respektuar çdo ligj të vendit, por edhe me humanizëm e respekt për komunitetin. Ata strehuan 42 familje informale falas, morën një nga emrat e shquar të arkitekturës botërore për të konceptuar zonën, si Daniel Libeskind, bënë ndërtime në harmoni me mjedisin. Nëse do të kishim marrë leje klienteliste, do të kishim ndërtuar fjetore në grataçela që të zënë qiellin dhe diellin, dhe me çmim të çmendur. Por jo ne, fisnikët e Tiranës!

Nga projekti ynë, publiku fitoi mbi 2000 vende pune, miliona euro taksa, mbjelljen e 2000 - 3000 pemëve, kopshtin/çerdhen më të mirë në Tiranë, ndërtesa në harmoni me mjedisin, një ndër zonat me ajrin më të pastër në qytet, faltore për besimtarët, si edhe sistemimin e 42 familjeve informale.

 

Shënimi i Plotë i Malltezit: 

2 breza vrarë, i treti burgosur, për të kthyer pronën e vjedhur tek i zoti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco