Spahia: Erion Veliaj është një 'caporegime' i organizatës kriminale që drejton Rama

Spahia: Erion Veliaj është një 'caporegime' i organizatës kriminale që drejton Rama

23:26, 02/05/2024
A+ Aa A-

Nga Bardh Spahia

Edi Rama, e ka shumë herë më të rëndësishme të jetë mirë me Erionin (kur ja miraton plotësisht me pikë e me presje deklaratën e tij) sepse janë në të njëjtën varkë dhe në të njëjtin llum. Sepse bashkë vjedhin për të mbajtur pushtet dhe bashkë mbajnë pushtet për të vjedhur. 

Fakti që nuk dënon dhe nuk distancohet nga hajduti Veliaj, tregon që nuk e ka aspak në tefter opinionin publik dhe çfarë mendojnë shqiptarët. 
Erion Veliaj është një "caporegime" i organizatës kriminale që drejton Rama, ndaj lëshimi, dënimi apo distancimi prej tij do ishte për kreun e organizatës një risk e dëm të cilin Rama nuk mund ta pranojë kurrsesi.

Goditja ndaj Veliajt do ishte një goditje autolezioniste për kreun e organizatës kriminale, sidomos po të mendosh që po hyjmë në një vit elektoral ku rroli i bashkisë më të madhe rilindase në blerje votash, shantazh dhe financim fushate me para të korrupsionit dhe krimit është thelbësor për garantimin e vazhdimësisë së pushtetit. 

Ndaj të mos biem pre e mashtrimeve propagandistike me prerje fotosh apo diskretitime publike, sidomos kur mendon personazhin në fjalë i cili është urdhëruar të lyejë shkallë pallatesh apo paralajmëruar që do varet në pemë. 
Rama e Veliaj janë një, sepse janë kokat e organizatës kriminale që grabit prej vitesh paratë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco