Elvi Fundo për skandalin e dherave: Shpikën një shifër, u zhdukën 60 milionë euro

Elvi Fundo për skandalin e dherave: Shpikën një shifër, u zhdukën 60 milionë euro

22:10, 02/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në emisioni “Të paekspozuarit”  tha se vendimi për dherat nuk ishte miratuar nga një ent shtetëror dhe pas sekuestrimit të incerentorit të Tiranës nga SPAK, bashkia e Tiranës dhe IKMT e ka braktisur ndjekjen e dherave.

“Ku janë lekët se janë brenda dherave? Paratë e inceneratorëve kanë shkuar Seishell, në llogari bankare në Hungari, në Afrikë, në Turqi, Bullgari etj.

Te dherat kemi një diferencë çmimesh 4 euro për dherat dhe 8 euro për metër kub për intertet. Por u merrnin edhe TVSH-në. Nga dita e kontratës së inceneratorëve janë 5 milionë metër ndërtim. Duke i shumëzuar me 10-15 euro për metër katror janë rreth 50-60 milionë euro.

Nuk është miratuar nga një ent shtetëror. Kanë shpikur një shifër. Inceneratori ka paguar makina me qira për të ndjekur makinat me dhera. Janë 70 milionë lekë makina me qira që u morën. U paguan mediat.

Zotëria ka bërë një aferë tjetër edhe më korruptive se nga dita që është sekuestruar inceneratori i Tiranës nga SPAK dhe është në administrim nga qeveria. IKMT, Policia bashkiake dhe bashkia e Tiranës e kanë braktisur ndjekien e dherave me dron, që të çojnë paratë te inceneratori se tashi nuk ka më incenerator, se nuk ka tashmë dhera më”-tha Fundo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco