Gazetari: Veliaj i vetmi që nuk është në burg edhe pse ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak

Gazetari: Veliaj i vetmi që nuk është në burg edhe pse ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak

21:33, 02/05/2024
A+ Aa A-

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, u publikua shkresa zyrtare e vitit 2017, ku kryetari i bashkisë Erion Veliaj, jepte miratimin në emër të Këshillit Bashkiak dhe të bashkive të tjera të qarkut të Tiranës për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Sipas gazetarit investigativ, Artan Hoxha, kjo shkresë e implikon Veliajn sepse ai firmos në emër të Këshillit Bashkiak, duke i marrë atributet dhe më tej edhe ato të bashkive të tjera të qarkut. Sipas Hoxhës të gjithë njerëzit që janë marrë me hartimin e kësaj shkrese janë në burg, përveç zotit Veliaj.

“Pse kjo shkresë i implikon Veliajn. E firmosur në vitin 2017, me këtë shkresë i thotë Ministrisë së Mjedisit se parimisht jemi dakord për rolin e bashkisë së Tiranës.

Pas shkresës së Veliajt të gjithë njerëzit që janë marrë me hartimin e kësaj shkrese janë në burg. Ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari Alqi Bllako janë në burg. I vetmi që nuk është në burg është Erion Veliaj. Ky është atribut i Këshillit Bashkiak. Ai ka marrë atributet edhe të bashkive të tjera të qarkut.

Kur është firmosur kjo nuk u mendua se do të vinte kjo ditë. Ata menduan që të bëjnë sa më shpejt letrat, pa menduar më tej. Atje nuk ka as që ngulin një gozhdë”-tha Hoxha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco