Herën tjetër! - Deputetja e PS thotë se Vlora është transformuar, por nuk pranon debat me kreun e PD Deputetja e PS në Vlorë, Pranvera Resulaj dhe Kryetari i degës së PD në Vlorë, Atird Hoxha.

Herën tjetër! - Deputetja e PS thotë se Vlora është transformuar, por nuk pranon debat me kreun e PD

10:01, 17/05/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PS në Vlorë, znj. Pranvera Resulaj, e ka shmangur debatin politik me Kryetarin e degës së PD në Vlorë, z. Atird Hoxha.

Deputetja socialiste Resulaj ishte e ftuar këtë mëngjes në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV dhe pyetja e parë që iu drejtua ishte se sa i ka përmbushur Partia Socialiste, premtimet e fushatës dhe kërkesat e qytetarëve vlonjatë.

“Premtimet e fushatës asnjëherë nuk realizohen në pritshmëritë e njerëzve ashtu sikundër ju prisni që të themi tani, 100%, - tha znj. Resulaj, - por e rëndësishme është që kemi një qytet të transformuar. Besoj se për këtë janë dakord të gjithë dhe nuk ka nevojë që të jetosh në Vlorë për ta kuptuar. Vlora është një qytet i transformuar dhe në këtë pikëpamje mund të themi se janë përmbushur premtimet dhe pritshmëritë që qytetarët vlonjate kanë pasur nga Partia Socialiste sepse është investuar plotësisht dhe tashmë ka hyrë në rrugën e vet të zhvillimit.”

Pas një sërë temash të tjera, moderatori Flavio Qarroi e pyeti deputeten nëse mund të riktheheshin tek çështjet e nevojat e Vlorës dhe “ për të vendosur në oponencë strategjinë dhe vizionin e mazhorancës për Vlorën”, të ishte edhe z. Atird Hoxha pjesë e panelit, nëse do të ishte është dakord edhe zonja Resulaj.

Në vazhdim, bashkëbisedimi midis tyre:

Resulaj: Jo, unë nuk është se kam ndonjë kompleks, por nuk e kemi pasur... Kështu që mund të mbarojmë bashkë dhe mund të vazhdoni me të nderuarin. Me shumë respekt, nuk kam asgjë, por kishim një diskutim dhe nuk e kishim në formë debati. Nuk kam asnjë kompleks për debat, por nuk mendoj... Mund të vazhdoni sepse nuk isha e ftuar për një debat, isha e ftuar për një intervistë kështu që duhet të jeni korrekt.

Kafe Shqeto: Patjetër. Nuk bëjmë kurthe, zonja Resulaj.

Resulaj: Nuk kam asnjë problem, e përshëndes Artidin, jemi vlonjate dhe përshëndetemi gjithmonë, njihemi me njeri-tjetrin, nuk kemi asnjë kompleks. Kam qenë shumë korrekte në qëndrimin tim, ishim për diskutim dhe jo një formë debati. Në një momente të dytë jam pa diskutim e hapur për të marrë pjesë në debat.

Kafe Shqeto: E kuptoj, dakord, po ai momenti i dytë jam absolutisht i bindur që nuk do të vijë kurrë.

Resulaj: Absolutisht jo! Këtë nuk mund ta gjykoni, sepse përderisa pranova të vij në intervistë, pse mos të jetë?! Po duhet të jemi korrekt, kështu që ju përshëndes dhe mund të vazhdoni me kolegun!”/ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco