Bardhi: Distanicimi ima nga Basha ndodhi pasi kuptova që kërkonte të shuante Partinë Demokratike

Bardhi: Distanicimi ima nga Basha ndodhi pasi kuptova që kërkonte të shuante Partinë Demokratike

22:55, 02/05/2024
A+ Aa A-

Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve.

Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, teksa Bardhi është bashkuar me liderin e opozitës Berisha dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin Opinion, Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës.

“Unë kam menduar një rrugë tjetër të mënyrës si do duhet të zgjidhej çështja e PD, kam luftuar gjithmonë për bashkimin e PD. Nuk llogaris dot që një parti e ndarë në 7 copa e mund Edi Ramën. Kam kuptuar që qëllimi i tij (i Lulzim Bashës) nuk është forcimi i PD, ishte të mbante të përçarë PD. Kjo bie ndesh me atë mirënjohje që unë kam ndaj sakrificës të secilit anëtar partie. Më thoni një gjë që ka bërë kundër qeverisë së Edi Ramës? Merret çdo ditë me sulmet ndaj Partisë Demokratike. Basha është rikthyer në një proces që unë e kam kontestuar. Kam besuar që beteja që ne nisëm në Shtator 2021 ishte për ta forcuar, dhe kam hequr dorë menjëherë, se unë nuk jam i verbër, kur pashë që partia po shuhej”, u shpreh Gazment Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco