Vasili te Komisioni për Shëndetësinë: Po dilet nga objekti i hetimit

Vasili te Komisioni për Shëndetësinë: Po dilet nga objekti i hetimit

13:23, 17/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi nga Komisioni Hetimor për Shëndetësinë se po dilet nga objekti i hetimit.

Ai tha se nëse do të duhet të hetojnë problemet spitalore, më mirë ta nisin nga viti 92.

 “Zgjatja e periudhës së këtij komisioni është e pakuptimtë. Në asnjë rast koncesioni nuk ka ekzistuar, as ka pasur nisma të caktuara për të bërë një zgjidhje koncensionare, pra koncesioni ka qenë i përjashtuar. Kjo zgjidhe është ideuar kur morën përsipër ta zgjidhnin këtë detyrë. Bëhet fjalë për një kontratë. Si është zbatuar kontrata. Pse është devijuar kontrata fillestare. Infeksionet spitalore, janë një problem që kanë ekzistuar. Sterilizimi ka qenë një nga komponentët që ka pasur peshën periferike. Pesha themelore ishin mjediset spitalore dhe mbingarkesa dhe rezistenca ndaj antibiotikëve.”, tha Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco