Andi Bushati: Legenosjen që i ka bërë sistemit tonë mediatik Erion Veliaj, është i paparë

Andi Bushati: Legenosjen që i ka bërë sistemit tonë mediatik Erion Veliaj, është i paparë

23:19, 02/05/2024
A+ Aa A-

Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", deklaroi se mediat e kapura nga Erion Veliaj, heshtën për aferat që kanë shpërthyer në Bashkinë e Tiranës.

Bushati tha se afera e fundit me drejtorët e Bashkisë, i ka nxjerrë mediat të "legenosura" dhe në pikën më të zezë. 

"Mediat janë përdorur, por legenosjen që i ka bërë sistemit tonë mediatik Erion Veliaj, është i paparë. Të mbrosh një njeri që vjen erë, merr erë për vete. Përdorim kaq të keq që i ka bërë, i ka nxjerrë bllof të gjithë, Top, Klan, Report, News24.

E kupton që janë makineri mashtirmi, Veliaj i ka nxjerrë zbuluar. Arritën edhe deri aty, nuk donte Rama të nxirrte punën e vëllait të vet, u bënë emisione për atë. Por për 5D nuk u bënë emisione, nuk flite njeri. Bënin më të bukurën, jepnin përgjigjen te Veliajt, pa dhënë lajmin se për për çfarë akuzohej Veliaj. Arritën në një pikë shumë të zezë, falë Erion Veliajt", tha Bushati. 

Analisti ka folur edhe për hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës. 

Bushati tha se Veliaj u thirr shumë vonë në SPAK, për një hetim që ka nisur që prej vitit 2020, ndërkohë që Veliajt nuk i kanë përmendur as emrin në dosje. 

"Mua nuk më bëjnë optimist për SPAK, këto që kanë ekzaltuar shumë njerëz, e lanë te dera, e përgënjeshtruan, etj, etj. 

Raporti, sa SPAK e heton një çështje dhe lojës ku e futi Veliaj.

Nëse e ka thirrur katër vjet me vonesë, ka problem. Ka problem edhe standartesh të dyfishta. Nëse shfleton dosjen e Arben Ahmetajn, një nga akuzuat është që nuk është bërë barrier për të ndaluar Veliajn te inceneratori i Tiranës. Veliaj nuk përmendet asnjëherë te dosja për Tushën. Kemi kohën dhe standartin e dyfishtë.

Ne themi që shpresojmë që SPAK të fusë banditët në burg, por me sa të dhëna kemi, SPAK më shumë na ka lënë vend për dyshime, sesa për të shpresuar. Me çfarë më ka treguar tani, nuk besoj se rregullohet.

Edhe sikur ta marrë të pandehur, që do të duartrokasin SPAK-istët, mbyllet çështja e inceneratorit? Veliaj është kapobanda e 5D dhe jo e inceneratorit. Nuk është aktor i dorës së parë", tha Bushati. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco