FOTO/ Biseda në Whatsapp e Mërtirit dhe Zotos për Erion Veliajn dhe Ben Blushin

FOTO/ Biseda në Whatsapp e Mërtirit dhe Zotos për Erion Veliajn dhe Ben Blushin

13:22, 10/11/2023
A+ Aa A-

"Fotografia e mëposhtme është marrë nga inagurimi i çerdhes në Kombinat. Përkrah Erion Veliajt ndodhet edhe Giusepe Cafalione, i cili ka financuar me paratë e inceneratorit çerdhen, dhe ky i fundit, Erion Veliaj e paraqet si investim të Bashkisë së Tiranës."

Ky është denoncimi që bëri sot Kryetari i PD-së, Sali Berisha para mediave dhe Partia Demokratike më pas, publikoi edhe hollësitë të dokumentuara si më poshtë, ku shfaqet roli i kryebashkakut Erion Veliaj dhe bashkëpunimi i tij i plotë përsëri në aferën e inceneratorit të Tiranës. 

PD njoftoi më tej: " Më datën 8 korrik 2019 në një media kombëtare, të vënë në dijeni nga bashkia njoftohet lajmi se në Kombinat po ndërtohet një çerdhe si investim i Bashkisë së Tiranës. Pas këtij lajmi, zbardhet biseda e mëposhtme në aplikacionin Whatsapp me protagonistë Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të cilët duket qartë se flasin për dy persona, Erion Veliajn dhe Ben Blushin. 

Më datën 28 shtator 2019, në faqen zyrtare të instagramit të Bashkisë Tiranë publikohet një foto nga kryebashkiaku i Bashkisë Tiranë ku Erion Veliaj shfaqet në përurimin e kopshtit bashkë me administratorin e djegësave Giusepe Cafalione.

Më datën 23 dhjetor 2020 bashkia merr në dorëzim çerdhen."

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco