Reagimi opozitar/ Mblidhet sot Kuvendi ‘bunker’, ja rendi i ditës për seancën e së enjtes

Reagimi opozitar/ Mblidhet sot Kuvendi ‘bunker’, ja rendi i ditës për seancën e së enjtes

08:49, 09/11/2023
A+ Aa A-

Do të mblidhet edhe këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë. Seanca është njoftuar për në ora 10:00, ndërsa nuk dihet sesi do të vijojë aksioni i opozitës, deputetët e së cilës kanë lajmëruar më herët se nuk do të lejojnë një aktivitet normal të saj.

Kujtojmë se në seancën e fundit pati përplasje  të forta mes deputetëve të opozitës me disa prej atyre të pozitës. Në shenjë protestë opozita ktheu karriget përmbys dhe bllokoi foltoren. Po ashtu me tensione janë shoqëruar edhe mbledhjet e Komisioneve në Kryesinë e Kuvendit, ku pas bllokimit që u bë nga deputetët e opozitës, pjesa dërrmuese e tyre kaloi në mbledhje online.

Ndërkohë që Edi Rama e ktheu kuvendin në një bunker te rrethuar me gardistë, me polici dhe me oficere te SPAK, opozita sërish reagoi duke bllokuar mbledhjet e komisioneve. Ata kërkojnë rikthimin e kushtetutshmërisë në kuvend pasi është shkelur në mënyrë të padrejtë dhe të përsëritur nga një mazhorancë arrogante.

Më poshtë rendi i ditës për sot:

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 62, datë 7.11.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 12.10.2023 dhe 2.11.2023.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër – hua për politikat e zhvillimit””.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.01 .1995, Kodi Penal i Republikes së Shqipërisë, të ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

10.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco