‘Ky justifikimi që ‘ia kemi borxh’, do kishte kuptim nëse do vinin italianë në nevojë’

‘Ky justifikimi që ‘ia kemi borxh’, do kishte kuptim nëse do vinin italianë në nevojë’

08:25, 09/11/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Ky justifikimi që "ia kemi borxh Italisë se na priti në 1990-ën", do kishte kuptim nëse nga Italia të vinin italianë në nevojë. Ashtu siç ishim ne në nevojë në '90-ën.

Por nuk është reciprocitet, as pjesë e mirnjohjes, strehimi me pahir i afrikanëve që Italia nuk do ti mbajë në territorin e saj.

Pra ata Lezhjanë që ikën nga Shëngjini në Itali në '90, nuk po zëvendësohen me Barezë. As me Italianë nga Brindizi apo Lecce. Po zëvendësohen me Afrikanë që Italia i përze.

Ç'lidhje ka reciprociteti apo mirnjohja midis dy popujve këtu?!

Teza e artikukuar nuk e justifikon fare realitetin, por është hi syve që i hidhet publikut me memorie afatshkurtër (për fat të keq).

Dakord që nuk na pyet për atë që bën me vendin tonë, por të paktën të na e kursejë të marrën për budallenj...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco