FOTO/ Nga parukierë, në shoferë, tek kryetarë treni në teknik pulti. Këta do të jenë deputetët e rinj

FOTO/ Nga parukierë, në shoferë, tek kryetarë treni në teknik pulti. Këta do të jenë deputetët e rinj

15:38, 10/05/2017
A+ Aa A-

Ja kush do jenë deputetët e rinj: monitorimi i Institutit të Studimeve Politike mbi CV e kandidateve: mungojnë akademiket apo rektoret, por ama ne lista mund te gjesh disa shoferë, me dallimin se ndonjë është shofer mauneje ndërkombëtare, gjen radiste, punonjës gjelbërimi, teknik pulti, shtëpiake, punonjës ne sallon bukurie, kandidate te shumte pa asnjë profesion ose përvoje pune, individë pa aktivitet partiak dhe as përvoje politike, biznesmenë qe zgjidhen e rizgjidhen pafundësisht, kandidate me arsim baze jo vetëm 8 vjeçar, por edhe 7 vjeçar...!!

Ju kujtohet koha kur në parlament çdo rreth duhet të kishte një komisar politik, një mjelëse të dalluar, një teknik, një minator, një sportist, një artist, dhe ndonjë rapsod? Me idenë, - se parlamenti përfaqëson gjithë popullin! Sot jemi në demokraci por mentaliteti mbetet i njëjtë. Partitë kanë shpikur rregulla e udhëzime për të shmangur nga kandidimi figurat më elitare politike, për të mos lejuar të hyjnë në politikë njerëzit e dijes dhe ata që politikën e kanë jo vetëm pasion por edhe profesion, dhe na kanë ofruar e po na ofrojnë deputetë – numra, pa gojë, pa CV, pa të shkuar dhe pa të ardhme, por ama të fortë nga muskujt, paratë dhe lidhjet me shefat e partive.......

    Po prezantohen deputetët e rinj. Me ceremoni madhështore, me këngë dhe spektakël. Na thuhet se janë më të mirët, gjysma rilindas dhe gjysma tjetër atdhetarë e reformatorë. Në fakt, të dhënat e kandidatëve na tregojnë diçka tjetër: shikojini këto të dhëna, - janë vetëm disa prej mbi 2000 kandidatëve që janë regjistruar në zgjedhje.

    Janë rreth 10 raste nga disa parti (PDIU, ADK, PSD, PK, Sfida, LSI e PS), por të paktën në tri raste kemi të bëjmë me vende të sigurta në listën e kandidimit dhe të zgjedhjes deputet (PS& PDIU). Lexoni deklarimet e tyre: - njëri tregon se ka punuar gjysmën e jetës shofer, tjetri se është sponsor historik i partisë (në asnjë nga deklarimet vjetore të PS në KQZ nuk figuron emri i tij si sponsor..!), tjetri është biznesmen, me shkollë të mesme, thotë se ka pasur poste në firmën e tij private dhe kërkon mandat të dytë parlamentar.

    Shikojini më tej edhe ca modele të tjera me CV, të evidentuara nga stafi i Institutit të Studimeve Politike, në përpjekjet për monitorimin e prurjeve të reja parlamentare. Në to gjenden “thesare”: - një radist, dy shoferë të tjerë, me dallimin se njëri është shofer mauneje ndërkombëtare, një punonjës i pastrimit, një punonjës në sallon bukurie, një teknik pulti, dy pa profesion dhe pa përvojë pune në jetë, dhe së fundi, edhe një kandidat me arsim 7 vjeçar bazë!! Shumica e tyre thonë se nuk kanë përvojë politike, por të gjithë janë regjistruar për të shkuar jo në tregun elektrik në Tiranë, por në nivelin më të lartë të politikës, në parlament, - aty ku bëhet politikë, ku miratohen ligje, zgjidhet Presidenti dhe mund të ndryshohet Kushtetuta! Dhe nuk janë të vetëm: në listat e partive numri i tyre shkon më shumë se 30% e listës së kandidimit, madje shumë prej tyre i gjen edhe në krye të listës në qarqe.

    Ju kujtohet koha kur në parlament çdo rreth duhet të kishte një komisar politik, një mjelëse të dalluar, një teknik, një minator, një sportist, një artist, dhe ndonjë rapsod? Me idenë, - se parlamenti përfaqëson gjithë popullin! Sot jemi në demokraci por mentaliteti mbetet i njëjtë. Partitë kanë shpikur rregulla e udhëzime për të shmangur nga kandidimi figurat më elitare politike, për të mos lejuar të hyjnë në politikë njerëzit e dijes dhe ata që politikën e kanë jo vetëm pasion por edhe profesion, dhe na kanë ofruar e po na ofrojnë deputetë – numra, pa gojë, pa CV, pa të shkuar dhe pa të ardhme, por ama të fortë nga muskujt, paratë dhe lidhjet me shefat e partive.

    Tani këto gjëra kanë pak rëndësi sepse fushata de juro ka nisur. Ata janë emëruar, janë shpërblyer dhe me siguri, janë duke përgatitur kartëvizitat, posterat e fletëpalosjet me premtime për na u dhuruar neve. Dikush duhet ti refuzojë, dikush duhet të mos lejojë të tallen kaq keq me ne dhe demokracinë, dikush duhet tu thotë atyre se politika nuk është as shah, as poker, as ultimatum, as pazare pushteti, por është ide, mision, alternativë, sens mase e sens përgjegjësie, akt shërbimi dhe kurajo e vizion për të ndryshuar për mirë jetët tona bashkë me jetën e shoqërisë.

    Shumëkush mund të heshtë sepse kur çmendet gjithë fshati i çmendur duket vetëm ai që nuk është çmendur, por ju o turma qytetarësh që shkoni nëpër mbledhje partie, brohorisni e ulurini, që na shisni skandale të tilla si vlera, - nëse nuk keni standarde për veten dhe pranoni gjithçka u ofrohet, të paktën skuquni nga turpi dhe tregoni respekt për fëmijët tuaj: mos lejoni ta leni të ardhmen e tyre në dorën e këtyre kategorive aksidentale politike. Politika tek ne është e harbute, e ashpër, e pandershme, denigruese, korruptive, por gjithnjë, gjithnjë ka një minimum standardesh etike që duhen njohur, menduar, respektuar e pasuruar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    demokrat pri Kavaje11/05/2017 13:59

    mjaft na hapet zorret e b....! Kontrolloni emrat e fillimit te listave ato qe dhe kane shanse per te fituar vertet e do te shikoni nje tjeter realitet. Mjaft perhapet lajme llum se perfundoni si gazeta 55 e sju lexon kush me.

    Arber11/05/2017 08:36

    Prit se skeni pare gje akoma!!!

    Leo11/05/2017 00:56

    Po pse cfare te keqe ka shoferi apo nuke eshte hajdut apo ska vrare njeri E vetme e keq eshte se eshte i ndershem me shume nga te gjithe. Jeta eshte e barabarte per te gjithe

    Sg11/05/2017 00:26

    ???? HAHHAHAHAHAHAAHAHAHAHAHAHAHAH

    Teuta keci10/05/2017 17:26

    Keto jane per te qeshur dhe per te qare.

    Teuta keci10/05/2017 17:14

    Keto jane per te qeshur dhe per te qare.

    Daj Jaku10/05/2017 16:59

    Çfarë nevoje ka Shqipëria për 140 yesman bythlëpirësa të kryetarit që ngrenë dorën me komandë? Dalin e teprojnë nja 5-6-7 vetë, 3 të PS, 2 të LSI, 1 i Librit dhe 1 që bëjë punën. O milet! Të shtunën tek sheshi, të gjithë shqiptarët bashkë, ti japim fund kësaj farse të ndyrë, këtij shkatërrimi të qëllimshëm të Atdheut, të rrëzojmë me forcën e të drejtës dhe me energjnë e bashkimit këtë kriminalitet të instaluar nga i çmenduri i madh.Edhe vetë Enver dulla do të zverdhej nga kjo kurajo e pafytyrë që arrin të guxojë deri në këtë nivel, dhe kjo në vitin 2017.

    Da-ja10/05/2017 16:40

    Mos boni...llapa llapa kot,.... Kush e don Shqip nine, I bashkohet Protestes pa dalim Partial...

    Da-ja10/05/2017 16:40

    Mos boni...llapa llapa kot,.... Kush e don Shqip nine, I bashkohet Protestes pa dalim Partial...

    akademiku10/05/2017 16:14

    Duhet te vrasim veten te gjithe . Turpe te tilla ne 2017 nuk duhet te ndodhin. Po sikur te fitojne keta . Te gjoret ne .

    Tatjana10/05/2017 16:05

    Tamam deputete per rilindjen,lum ne per ditet e arta qe na presin,fundja pushteti buron nga populli dhe i takon pop.O popull,sa gjera behen ne emrin tend. O Zot me jep shperthim se durimi u sos.

    Shaba10/05/2017 16:05

    Hhahahaaaaahaaa! Parlamenti i ri! Hajde votime, hajdeeeee! Kishim kohe pa qeshur me lot!

    githbo10/05/2017 15:58

    keto te majtet edhe nje tuç muti ti ver perpara partia, e votojne!

    Shto koment

    Denonco