Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë çështjen 'Beleri', Rama krahë Jorgo Goros i çon mesazh nga Dhërmiu për vendimin që duhet të marrë

Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë çështjen 'Beleri', Rama krahë Jorgo Goros i çon mesazh nga Dhërmiu për vendimin që duhet të marrë

19:34, 26/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë shqyrtimin në seancë plenare të një kërkesë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për “shfuqizimin si të papajtueshëm më Kushtetutën”, të një serie vendimesh të gjykatave të shkallëve të ndryshme, të cilat kanë konfirmuar mbajtjen e tij në arrest me burg, duke refuzuar ndryshimin e kësaj mase sigurie. Bëhet fjalë për vendimin e parë të Gjykatës së Posaçme, atë të Apelit si dhe vendimin e Gjykatës së Lartë.

Me njëherë pas daljes së lajmit, kryeministri i vendit është shfaqur në Dhërmi në krahë të kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë, të cilin e mban me zor aty përkundër vullnetit dhe votës së himariotëve, Jorgo Goro dhe ministres Kumbaro.

Vizita e Ramës duket e pakuptimtë në pamje të parë, pasi temë e diskutimit, sipas videove që vetë ai ka publikuar në Facebook, është sezoni i ardhshëm turistik, pra, ka shkuar në zonën e Himarës për të bërë përgatitjet për verën e ardhshme ende pa u tharë çarçafët e turistëve të këtij viti.

Por kjo vizitë e Ramës nuk është rastësore. Ai ka shkuar në Dhërmi dhe jep urdhëra të priten ferrat, të pastrohen kabllot elektrike, “të bëhët tamam, o ta bëjmë o ta lemë. Vitin tjetër këto gjëra duhet të jenë komplet ndryshë, o ta bëjnë tamam, o ik, hiç”, i përsërit Rama Goros së tij dhe Kumbaros në një shëtitje përgjatë bregut. Gjatë gjithë “shëtitjes” së pakuptimtë ku flet për sezonin e ardhshëm ende pa mbaruar sezoni aktual Rama përsërit vetëm këto fraza të shkurtëra në videon 8-minutëshe të shpërndarë në Facebook.

Në fakt kjo vizitë nuk ka për qëllim sezonin e ardhshëm turistik, por është një mesazh i qartë që Rama i çon Gjykatës Kushtetuese për vendimin që duhet të marrë për rastin Beleri.

Me këtë vizitë në krahë të Goros ditën që Gjykata shpall njoftimin e shqyrtimit të kushtetueshmërisë për çështjen Beleri, Edi Rama i çon një mesazh të pastër asaj, Bregdeti i Jugut nuk preket, është i tiji dhe Jorgos.



© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco