Bylykbashi: Është shkelur Neni 38 i Kushtetutës, neni është i garantuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave Të Njeriut

18:36, 26/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të komentuar veprim9in antikushtetues të GJKKO ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha ishte deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Bylykbashki është shprehur se janë shkelur dy liritë e Nenit 38 të Kushtetutës, nen i cili është i garantuar dhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave Të Njeriut.

"Kam bërë një denoncim ku dhe si deputet e si profesionist dhe jurist e kam parë si një agresion ndaj PD-së. Që në momentin kur ata shkelën kushtetutën dhe dy liritë e nenet 38 të saj ku duhet të hiqen vetëm kur ka një proces që është pjesë e imunitetit të deputetit. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka përcaktuar imunitetin si një masë mbrojtje dhe e përforcon që është për opozitën dhe këto janë garanci kushtetuese që qëndrojnë mbi çdo individi në politikë.

Ajo që po shohim ne është një sulm, dhe GJKKO guxoi dhe e shkeli këtë garanci për deputetin dhe përpjekjet mjerane të juristëve dhe gjyqtarët dhe prokurorët po bëjnë përpjekje mjerane në shërbim të Ramës. Kjo është heqje e një liri vetëm grada ndryshon, diferenca është intensiteti dhe territori ku lëviz Berisha por masa është e njëjtë, qëllimi është politik, është një goditje e drejtpërdrejtë e opozitës.

Policia për herë të dytë kapërceu pragun e një partie politike për të treguar forcën e saj, njëherë ndodhi me 8 janar dhe e dyta ndodh tani është një veprim i qartë me sfond politik. Ajo që është shqetësuese është se SPAK, kjo K e fundit e kthen në një Strukturë e Posaçme Anti-Kushtetutë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco