‘Avokatja që SPAK (Rama) i caktoi Berishës në seancë’/ Gazetari nxjerr FOTO-n: Më mirë se kaq...

‘Avokatja që SPAK (Rama) i caktoi Berishës në seancë’/ Gazetari nxjerr FOTO-n: Më mirë se kaq...

18:15, 26/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku ka demaskuar avokaten e radhës që SPAK dhe GJKKO i caktoi kryesisht kryedemokratit Sali Berisha në seancën e sotme.

‘Avokatja kryesisht që SPAK (Rama) i caktoi Berishës në seancë. Më mirë se kaq se bënte dot as vetë’, shkruan Çollaku në Facebook.

Kujtojmë se avokati i parë kryesisht i caktuar nga SPAK dhe GJKKO për kryetarin e opozitës Sali Berisha ishte Artan Simoni, i cili u demaskua publikisht si një ithtar të Edi Ramës.

Pas demaskimit publik SPAK dhe GJKKO caktoi dy avokate të tjera, të cilat nuk pranuan të bëjnë mbrojtjen gjatë seancës së sotme, pasi kërkesa e Kryetarit të PD-së Sali Berisha u rrëzua nga gjykata.

Por SPAK dhe GJKKO nuk janë ndalur në shkeljet e kushtetutës pasi kanë caktuar një tjetër avokate kryesisht e cila është Valentina Teodoresku, e cila në rrjetet sociale dallohet që është mbështetëse e Edi Ramës duke i shpërndarë edhe postimet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco