Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SPAK i sekuestroi pronën e falsifikuar/ Xhaçka reagon duke... sulmuar Berishën

SPAK i sekuestroi pronën e falsifikuar/ Xhaçka reagon duke... sulmuar Berishën

13:50, 25/10/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme konfirmoi të martën se kishte regjistruar një procedim penal për “falsifikim të dokumentave” dhe kishte sekuestruar si masë preventive 5512 metra katrorë në bregdet në pronësi të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe investitor strategjik i qeverisë shqiptare.

Prona ndodhet në fshatin Dhërmi të Himarës dhe dyshohet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara.

Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e një kallëzimi të dorëzuar në SPAK nga Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur nën arrest i Bashkisë së Himarës. Sipas kallëzimit, toka mbi të cilën është planifikuar të ngrihet hoteli i Gaçit në Dhërmi është përfituar përmes falsifikimit të një AMTP-je.

Beleri akuzon kryebashkiakun në detyrë, Jorgo Goro për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, biznesmenin Artan Gaçi për falsifikim dokumentash si dhe pastrim të produkteve të veprës penale si dhe Olta Xhaçkën për shpërdorim detyre.

Por për ironi, Xhaçka bëri një reagim publik, por nuk përmend SPAK-un, por sulmon kreun e opozitës, Sali Berisha.

“Një kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.

Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro  preventive prej disa javësh e një pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!” shkruan Xhaçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco