Dosja Partizani/ ‘SPAK nuk po kërkon drejtësi’, Burimi: Duan t’i mbyllin gojën një personi që po i bezdis

19:04, 23/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi  teksa ka folur në lidhje  me dosjen e SPAK-ut kundër kryetarit të opozitës Sali Berisha është shprehur se në këtë akuzë të drejtuar nga Rama po kërkojnë që t’i mbyllin gojën Berishës dhe të përqëndrojnë vëmendjen në këtë dosje deri në 2025-ën.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, Burimi është shprehur se SPAK, si një prokurori kundër krimit, fillimisht duhet të hetonte dosjen e portit të Durrësit.

“Të gjitha këto, nëse kishte vullnet politik që të veproresh kundra Berishës  sepse po bëhej pak i bezdisshëm. Kishte kohë që çfarëdo që thoshte ai dilte. Foli për inceneratorët, doli. Foli për portine  Durrësit, doli. Foli për zgjedhjet e 14 majit, doli, e nxorri vet OSCE-ODIHR. Sot kjo drejtësi nxjerr pa pikë kompleksi një dosje që po i ndërrosh emrat është fill e këput dosja  e portit të Durrësit. Këtu nuk shkon SPAK të hetojë, dhe shkon të hetojë për diçka të vitit 2008. Pse jo, drejtësia në këtë rast asnjë të mos shpëtojë.

Habitesh sesi SPAK-u, të cilit i ka ardhur kjo ankesë në vitin 2020 nga Taulant Balla, pikërisht pas tre vitesh bën një arrestim me bujë në një kohë që ka 15 vjet që fare mirë Malltezi mund të ishte larguar, mund të kishte vënë nën  presion dëshmitarët.

Do të kemi një vëmendje deri në 2025-ën një vëmendje të përcaktuar tek dosja ‘Berisha’  që edhe sikur të mos dënohet Berisha këta një qëllim e arritën. Nuk janë më në një situatë këta që kërkojnë drejtësi, këta kërkojë thjeshtë t’i mbyllet goja një personazhi që ka vite që po i bezdis .”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco