Zaimi: Besuan se me rritjen e raporteve me Serbinë, Ballkani do shkonte drejt demokratizimit, nuk ndodhi

21:50, 16/10/2023
A+ Aa A-

Arbër Zaimi i ftuar në 'Çim Peka Live' në SYRI TV, komentoi Samitin e  Berlinit të mbajtur sot në Tiranë.

Zaimi kujtoi kohët kur ishte student pjesëmarrës në Samitin e Selanikut,  ku u premtua se Shqipëria dhe shumë vende të rajonit do të ishin pjesë e BE maksimumi deri në vitin 2020.

Ai shtoi gjithashtu se një ‘gabim’ i vendeve të Ballkanit ishte se ata menduan se duke rritur marëdhëniet me Serbinë do ta çojmë Ballkanin drejt paqes dhe demokratizimit ,gjë që nuk ndodhi.

Duhet analizuar pyetja për efektin e Samitit, është viti 2023, njëzet vite përpara unë kam qenë student kur u mbajt Samiti i Selanikut ku kemi pasur edhe mundësinë të mblidheshim atje.

Një entuziazëm shumë i madh në atë kohë, kur premtohej se në 2015 dhe maksimumi 2020, do jetë gjithë Ballkani pjesë e BE dhe besohej që rruga drejt asaj ka qenë sigurisht ky procesi i përafrimit të ligjeve por rruga kryesore është tregu, rritja e marëdhënieve ndërkombatëre dhe kjo do të sjellë paqen dhe integrimin.

Nuk ndodhi kështu edhe pse kjo pjesë e Ballkanit që është e paintegruar ka hasur vazhdimisht dhe ende ka CEFTA-n e cila është marrëveshja e tregtisë së lirë mes vendeve.

Por shembulli më i qartë i dështimit është shembulli i Rusisë.

Pra unë mendoj se vendet perëndimore e kanë kuptuar që hapja e raporteve të ndryshme tregtare dhe të llojeve të tjera ekonomike dhe financiare me Rusinë ka sjellë në njëfarë mënyre infiltrimin e kapitalit rus në ato tregje në një mënyrë që ndikon dhe në vendimmarrje përmes atyre të quajturve oligarkë, por nuk ka sjellë demokratizim të Rusisë dhe ja ku kemi këtë Rusi që kemi.

Dhe të njëjtin fenomen por natyisht në shkallë tjetër e kemi dhe në rajon, pra bindja që Serbia do të reformohej përmes përqafimit të saj qofte dhe përmes rritjes së raporteve tregtare për të, nuk doli saktë.

Dhe unë mendoj se kjo është një çështje që meriton të diskutohet sepse për Shqipërinë e kuptoj sensin e diskutimit dhe provokimit, mirëpo partitë politike në Shqipëri, Kosovë apo vende të tjera, qofshin ato të opozitës apo qeverisë janë parti deklarativisht pro europiane.

Pra në Shqipëri masivisht publiku është pro europian dhe ata që nuk janë me asnjë parti.

Mirëpo në Serbi nuk është kështu. Kemi vazhdimin në disa skema të njëjta.

U besua se duke rritur marëdhëniet me Serbinë do ta çojmë Ballkanin drejt paqes dhe demokratizimit por nuk ndodhi kjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco