Von der Leyen vë theksin te reformat që duhen bërë, Rama flet për gostira shqiptare

Von der Leyen vë theksin te reformat që duhen bërë, Rama flet për gostira shqiptare

18:18, 15/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen mbajti një konferencë për shtyp, një ditë para Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Presidentja e Këshillit të Europës gjatë fjalës së saj në konferencë me kryeministrin Rama foli për nevojën e reformave të thella që duhet të bëj Shqipëria për të avancuar procesin e integrimit në BE, gjë e cila më pas do shoqërohet me fonde. 

Ndërsa kryeministri Rama fjalën e tij e ka patur folklorike si përherë. Ai foli për mikpritjen e shqiptarëve. Për gostitjen që qeveria do t’u bëjë pjesëmarrësve në Samit dhe sigurisht ka folë edhe për politikë botërore, lufta në Ukrainë etj. Vetëm për reformat, detyrar e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, kryeministri duket se nuk ka shumë çfarë thotë.

Rama: Sot ne jemi këtu me Presidenten Von Der Leyen, në vigjilje të një Samiti tjetër në Tiranë, i pari i Procesit të Berlinit organizuar jashtë kufijve të BE. Kjo na bën krenar dhe na jep mundësinë të shprehim kënaqësinë dhe të shfaqim mikpritjen shqiptare e cila besoj se po të kishte një konkurs në Europë, do ta synonte me shumë dinjitet vendin e parë.

Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që ka shumë gjëra të tjera që jo vetëm jemi larg vendit të parë, por që na duhet shumë përpjekje për të hyrë në perimetrin e standardeve dhe cilësisë së jetës së BE.

Presidentja ka ardhur e para nga të gjithë liderët që do të vijnë më vonë apo nesër, edhe sepse e ka çelur këtë moment kaq të rëndësishëm për ne, me çeljen e rrugës për të gjithë vajzat dhe djemtë në Shqipëri dhe rajon, që dëshirojnë të kryejnë studime të thelluara eruopiane, që do mund ta bëjnë në Kolegjin e Europës në Tiranë. Ai do jetë i dytë i Europës jashtë Belgjikës, pas atij që Komisioni vendosi të hapë në Poloni, për të mbështetur valën e parë të zgjerimit të Europës.

Më vjen mirë që nga presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces, sikundër dua t’u siguroj se nuk është personi që thotë vetëm fjalë të mira. Ç’ka e bën më të rëndësishme fjalën e mirë.

Kemi folur edhe për situatën në rajon, për domosdoshmërinë e një ecje të përbashkët të vendeve të rajonit, duke shfrytëzuar kapacitetet e procesit të Berlinit. Kemi folur dhe për risinë e samitit të procesit të Berlinit, që ka ardhur në Tiranë për të paraqitur një plan të ri, që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor, që të ecin më shpejt në drejtim të BE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco