Gjekmarkaj: Basha as zverdhet e as skuqet, barku llastik që sa t’i fusësh rritet

Gjekmarkaj: Basha as zverdhet e as skuqet, barku llastik që sa t’i fusësh rritet

18:04, 13/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës, ku shprehej se PD duhet të pastrohet nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik.

Gjekmarkaj shprehu dyshimin e tij se Basha ka guxim për të kryer një pastrim të vërtetë të partisë, duke përdorur raste të fundit të heqjes së anëtarëve dhe deputetëve nga listat e partisë si shembuj se autokracia dhe intoleranca po vazhdojnë.

Më tej Gjekmarkaj ironizon Bashën, duke theksuar se ai ka zgjedhur të luftojë tundimet intolerante pas një “gjumi të thellë”.

Gjekmarkaj: PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik” Lulzim Basha e paskësh thënë këtë?! E ka thënë, e ka thënë, e zeza mbi të bardhë. Shumë njerëz mendojnë që atij i mungon guximi…ja që e paska. A keni stomak ta merrni seriozisht qerratanë pasi hoqi 50 mijë demokratë nga listat, javën që shkoi “përjashtoi” 11 deputetë dhe Sekretarin e Përgjithshëm?! Ky qenkësh trazuar nga tundimet intolerante dhe kur u zgjua nga gjumi vendosi t’u shpallë luftë atyre?! Allah kij mëshirë, Krisht mbrona. Kësaj i thonë fytyra shollë kundret që as skuqet as zverdhet dhe barku llastik që sa t’i fusësh rritet! Po turp ka? Jooo, s’ka lidhje , se njeh atë i bekuari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco