Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

VIDEO/ Sulmi në Kosovë, Dash Sula: Nuk do ta votoja një rezolutë që nuk dënon Serbinë

20:00, 10/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula është shprehur se nuk mund të votojë një rezolutë të parlamentit të Shqipërisë, që nuk dënon Serbinë, për sulmin terrorist në Kosovë.

Gjatë bisedës në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ në me Armela Ferkon në SYRI TV, Sula është shprehur se PD-ja do të paraqesë rezolutën e saj, nëse nuk bihet dakord për një rezolutë të përbashkët.

‘Të anashkalojmë totalisht Serbinë nga rezoluta nuk shkon dhe nuk ka asnjë logjikë, as politike, as morale dhe as kombëtare.

Nëse ne nuk do të biem dakord, ne kemi të drejtën që të paraqesim rezolutën tonë. Do të kërkojmë që të implementohen të dyja prej rezolutave në një të vetme.

Nëse PS do ta miratojë rezolutën e vet, pa dënuar Serbinë, çfarë të bëhemi, që të shkojmë e ta votojmë me këtë qasje? Unë për vete nuk jam dakord, por megjithatë do të jetë një vendim i grupit parlamentar si do të veprojmë. Por në logjikën politike dhe kombëtare, ne nuk i shërbejmë aspak Kosovës.

Pikërisht i bie, ne ta çojmë ujin ashtu siç e kërkon Serbia’, tha deputeti i PD-së, Dash Sula në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco