Serwer me propozime konkrete: Ja 6 sanksionet që i duhen vendosur Serbisë

Serwer me propozime konkrete: Ja 6 sanksionet që i duhen vendosur Serbisë

19:03, 04/10/2023
A+ Aa A-

Profesori amerikan, njohësi i mirë i çështjeve rajonale, Daniel Serwer, del me propozime konkrete se cilat duhet të jenë sanksionet që i duhen vendosur Serbisë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.

“Tani është koha për të vendosur sanksione serioze. Çfarë mund të nënkuptojë kjo? Këtu janë disa mendimeve rreth opsioneve të mundshme:

-Të pezullojë fluturimet e Air Serbia në SHBA dhe BE.

-Të ngrijë projektet e Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi.

-Të pezullojë financimet zyrtare të BE dhe SHBA për projektet ekonomike (jo ato demokratike) në Serbi.

-Të ngrijnë negociatat e Serbisë për anëtarësim në BE.

-Të pezullohet bashkëpunimi ushtarak mes Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos.

-Të vendosen sanksione udhëtimi dhe financiare ndaj individëve që kanë urdhëruar dhe mbikëqyrur trajnimin e paraushtarakëve”.

“Po kaq të rëndësishme sa sanksionet janë pritshmëritë që ata synojnë të mbështesin dhe çfarë duhet të bëjë Serbia për t’i dhënë fund sanksioneve. Këtu janë disa sugjerime:

-Një falje zyrtare publike nga presidenti i Serbisë për presidenten e Kosovës.

-Dorëzimi tek autoritetet e Kosovës për gjykim i të gjithë autorëve të dyshuar të strehuar në Serbi.

-Shpërbërja e partisë politike Lista Srpska.

-Një fund i dokumentuar i të gjithë armatimit dhe pajisjeve të forcave kryengritëse brenda Kosovës.

-Tërheqja e dokumentuar e të gjitha forcave të fshehta të sigurisë serbe nga territori i Kosovës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco