SYRI TV/ Dosja Rama-McGonigal, Dumani: Po ndiqet me interes çdo informacion

16:49, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i SPAK Altin Dumani ka konfirmuar se SPAK është vënë në lëvizje për skandalin Mcgonigal-Rama, por pa dhënë detaje se në çfarë faze ndodhen hetimet. Gjatë një takimi informal me gazetarët, Dumani theksoi se çdo informacion dhe detaj i publikuar në media po ndiqet me interes, ndërsa sa i përketë kallëzimit të Gazmend Bardhit, u shpreh se do të ketë përgjigje në duhur dhe në mënyrën e duhur. Ai foli edhe për një sërë çështjes të tjera që stuktura të cilën drejton po kryen hetime.

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme është vënë në lëvizje për skandalin McGonigal-Rama. Kreu i SPAK Altin Dumani konfirmoi gjatë një takimi informal me gazetarët se po ndiqet me vëmendje çdo e dhënë që është publikuar në media, apo deklarimet që janë bërë për këtë çështje. Por ai nga ana tjetër nuk preferoi të komentonte se në çfarë faze ndodhen hetimet. Kujtojmë se pak ditë më parë, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, si palë kallëzuese, kërkoi informacion nga SPAK lidhur me ecurinë e hetimeve. Nga ana e tij, Altin Dumani pranon se ka mbërritur kjo kërkesë dhe do të ketë një përgjigje përkatëse në afate dhe përmbajtje sipas ligjit për të drejtën e informimit.

Për Arben Ahmetajn, Altin Dumani tha se nuk ka informacion konkret për vendndodhjen e tij apo që të ketë dijeni nëse ka kërkuar azil, por bëri një paralajmërim, kur tha se do të ketë zhumë shpejt zhvillime surprizuese. Për Damian Gjiknurin, ai tha se është verifikuar në kuadër të hetimeve për Ahmetajn, por kjo nuk do të thotë sipas tij se ka hetim për secilin që del në një procedim penal të caktuar.

Kreu i SPAK foli edhe për dosjen e komentuar të sterilizimit, pas sugjerimeve të Gjykatës së Posaçme, duke mos kundërshtuar lajmin se ndaj tij po bëhet hetim pasuror, dhe gjithashtu duke mos e përjashtuar nga përgjegjësia penale.

“Nuk përjashtohet mundësia në çdo kohë të ketë persona të tjerë nën hetim. S’kam koment për vendimin e gjyqtarit. Vijon të jetë nën hetim nga dy prokurorët e çështjes (Edvin Kondili e Eneid Nakuçi). Kam ushtruar kompetencat e mia si drejtues i Prokurorisë sa më takon ligji. Sa i takon hetimit pasuror, është praktikë në SPAK që kryhet si për veprën penale të korrupsionit edhe për krimin e organizuar, është hetim paralel”

Lidhur me fondet e IPARD, pasi çështja u pushua për moskompetencë, ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në fazë paraprake. Për dosjen “Metamorfoza”,numri një i SPAK i konsideron të ligjshme aktet e mbërritura nga partnerët, duke sjellë praktikën dhe vendimet e formës së prerë të disa gjykatave të vendeve europiane që i kanë njohur transkriptet si të ligjshme. Ai the se për procedimin në fjalë po bëhen veprime hetimore aktive, por nuk preferoi të jepte një qëndrim nëse do ketë një fazë të re.

Për Amant Josifin, ai tha se është arrestuar në kuadër të një procedimi nga Spanja, dhe se SPAK ka bashkëpunuar, por lidhur me faktin nëse ka çështje të hapur në Shqipëri, Dumani shtoi se

“nuk na tremb Amant Josifi dhe asnjë i ngjashëm, kush do qoftë, nëse do kemi diçka konkrete, gjithsecili do japë llogari.”

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco