Politikani austriak: Lajçak të japë dorëheqjen, BE të ngrijë negociatat e pranimit me Serbinë

Politikani austriak: Lajçak të japë dorëheqjen, BE të ngrijë negociatat e pranimit me Serbinë

13:34, 27/09/2023
A+ Aa A-

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz ka bërë thirrje që i dërguari i BE, Miroslav Lajçak të japë dorëheqjen.

Politikani i Partisë së Gjelbër foli për gazetën austriake ‘Der Standard’.

“Ai dështoi keq në detyrën e tij për të krijuar paqe përmes dialogut. Situata u përkeqësua masivisht nën ndërmjetësimin e tij,” tha Waitz.

Eurodeputeti kërkon gjithashtu që BE të ngrijë negociatat e pranimit me Serbinë dhe të ndalojë financimin.

Politikani austriak tha se provokimet në konfliktin me Kosovën kanë ardhur nga qeveria serbe. Vjeshtën e kaluar, ata urdhëruan që kryetarët e komunave dhe policët serbë të dorëhiqen nga institucionet e Kosovës. Ata u bënë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë votimet për kryetarët e rinj. Ndërkohë veturat e atyre serbëve që kanë bashkëpunuar me institucionet e Kosovës, janë vandalizuar.

“Serbia edhe njëherë po destabilizon të gjithë rajonin e Ballkanit dhe po provokon kushte të ngjashme me luftën civile. Kur do të mësojë BE-ja nga historia dhe të ndërmarrë veprime?”

Waitz bën thirrje që të ngrijnë negociatat e pranimit në BE me Serbinë dhe të ndalen pagesat nga fondi i para-anëtarësimit. “Vuçiç e kupton gjuhën e parasë,” thotë ai.

Përveç kësaj, Waitz thotë se nuk është shumë realiste të besosh se politika aktuale mund ta tërheqë Serbinë në anën e Perëndimit. Në të njëjtën kohë, Rusia ka një ‘interes aktiv në rindezjen e një burimi konflikti në Ballkan me qëllim që të tërheqë vëmendjen nga Ukraina,’ tha Waitz për ‘Der Standard’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco