Berisha: Përshëndes deklaratën e ambasadës së SHBA që nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive

Berisha: Përshëndes deklaratën e ambasadës së SHBA që nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive

12:52, 22/09/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka përshëndetur publikisht sot, deklaratën e ambasadës së SHBA , bërë së fundmi, sipas së cilës ata nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive politike në Shqipëri.

"Gjysma e mesazhit thotë se SHBA nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive, është në të drejtën e tyre të zgjedhin. Është pikërisht kjo që unë përshëndes, - tha ai.

"Nëse ka një njeri që ka bërë në 32 vite përpjekje që të zgjedhin me votën e tyre njerëzit, ky është Sali Berisha.

Do të kthej një gjë shumë private dhe jo të zakonshme. Idhulli, çdo njeri ka idhujt e vet, idhulli i jetës time ka qenë Martin Luteri. Unë jam mysliman, sunit, krenar me besimin tim. Por duhet të jem i sinqertë me ju.

Kur unë kam gjetur tezat dhe shkrimet, ai më ka impresionuar në shkallën më të jashtëzakonshme. Dhe më ka ndikuar. Duhet ta lexoni atë, këtë person.

Për mua, unë nuk jam i krishterë, por ai në fund të fundit ishte shenjtori i antikorrupsionit dhe i ka shërbyer njerëzimit me ato teza ndoshta sa pak kush tjetër. Por ka një problem tjetër ai, kur vjen puna në raport me ndërgjegjen e tij. Qëndron aq besnik te ndërgjegjja e tij, saqë frymëzon çdo njeri që lufton për të vërtetën.

Unë e thashë se idhull kam Martin Luterin. Kjo është përgjigja për mesazhin", nënvizoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco