Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Debate në Kuvend, Bardhi - Felajt: Pse nuk ke guxim ta lexosh njoftimin e Grupit të PD?!

Debate në Kuvend, Bardhi - Felajt: Pse nuk ke guxim ta lexosh njoftimin e Grupit të PD?!

10:48, 21/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi, është detyruar ta nisë me debat edhe seancën e sotme parlamentare me drejtuesen e Kuvendit, këtë javë me N/kryetaren Ermonela Felaj, e cila njesoj si kryetarja refuzoi të lexojë para Kuvendit, njjë njoftim të Grupit Parlamentar të PD që ka zgjedhur kryetarin e vet.

Si edhe në javët e shkuara, mazhoranca socialiste e mbështetur nga Basha vazhdoi përpjekjet për të mos lejuar Grupin e PD-së ta zgjedhë vetë drejtuesin e tij. Janë 28 deputetë demokratë që kanë firmosur dokumentin në fjalë, ku deklarohet se ata njohin Gazment Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së.

Këmbënguljes së z. Bardhi për të lexuar shkresën sipas rregullores, Felaj iu përgjigj: "Nga leximi i kësaj shkrese, vërehet se këtu ka një replikë me kryetaren e Kuvendit për çështjen e qëndrimit që Kryetarja e Kuvendit do të shprehet formësuar, para Kuvendit lidhur me grupet parlamentare dhe për këët arsye, këtë nuk e konsiderojmë një njoftim për ta lexuar në Kuvend.”

Pas këtij vendimi personal, Bardhi ka reaguar sërish: “Znj, drejtuese e seancës, ju nuk çmoni dot njoftimet e Grupit Parlamentar të PD-së, detyra juaj është që t’i lexoni njoftimet. Nuk ka asnjë replikë, nuk bëjmë ne replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren e Kuvendit.

Nëse e lexoni shkresën, por nuk kuptoj arsyen pse nuk keni guxim ta lexoni, thuhet se në datë 19.09.2023, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së është marrë ky vendim dhe ju do të duhet të lexonin vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së. Kemi marrë një vendim si Grup, jua kemi paraqitur në formën e kërkuar nga rregullorja si njoftim dhe ju jeni e detyruar ta lexoni pa bërë asnjë interpretim. Nuk jeni ju që interpretoni vendimet tona, ju thjesht informoni seancën,” ia përsëriti Bardhi.

Debati dhe përplasjet vazhduar me znj. Felaj që insistonte se kërkesa e Bardhit ishte provokim, por të të tjerë deputetë nga Grupi Parlamentar i PD po vazhdojnë të mbrojnë të drejtën e tyre dhe të mos lejojnë mazhorancën t'u diktojë edhe kreun. Kryetari i PD, Sali Berisha tha" "Ku ka ndodhur në historinë e parlamentit që njëra palë t’i diktojë tjetrës përfaqësimin? Apo se kështu urdhëroheni nga Edi Rama?" /ar.sh/SYRI.NET

Image

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco