Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

KAFE SHQETO/ Braimllari: Veliaj hoqi 4 milionë euro nga buxheti i arsimit dhe i dërgoj për inceneratorët

10:26, 21/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të folur mbi skandalin e ndarjes së konvikteve për studentët e mjekësisë ishte Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të PL në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari.

Braimllari është shprehur se kjo që po ndodh me studentët është fyese për më tepër kur Veliaj po bën propagandë me moton Tirana kryeqyteti rinisë.

"Është fyese ajo që ndodhme studentët dhe ne kemi një kryetar i cili është i fokusuar te propaganda dhe jo te shërbimi ndaj qytetarëve. Ajo që është më e rëndë në këtë ngjarje ka të bëjë me mënyrën se si dhen dhomat por në mbledhjen e këshillit bashkiak ai i hoqi mbi 4 milionë euro arsimit dhe ja dërgoi inceneratorit.

Ne kemi të bëjmë më një kryetar të papërgjegjshëm sepse nga 250 milionë euro që është buxheti  bashkisë mbi 80 milionë euro shkojnë për rrogat e administratës, fotografëve dhe gazetarëve që ai mban pas për propagandë.

Nga kontakti që kisha me studentët e mjekësisë mu shprehën se kishin ardhur që në 4 e 30 të mëngjesit për të siguruar një dhomë në konvikte."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco