VIDEO/ Hetimet ndaj opozitës, Berisha publikon skandalin: SPAK po falsifikon dokumentet duke shkelur çdo parim

21:27, 07/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar skandalin se SPAK po falsifikon dokumente për të krijuar çështje false.

Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Berisha denoncoi edhe një tjetër skandal që po ndodh me një dosje të Taulant Ballës, që po mbahet në SPAK nga një prokurore, e cila nuk e lejon që dosja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.\

‘A po merret SPAK me opozitën? Ditë e natë, të merret sa më shumë. Heqin fashikuj, fshehin fashikuj. Bëjnë gati, pastaj u kujtohej fashikujt që kanë fshehur. Që SPAK të hetojë ...’, theksoi Berisha.

Peka: Me individë të opozitës...

Berisha: Absolutisht, ta them unë ty. SPAK shkel çdo parim.

Peka: A është marrë edhe me ju?

Berisha: Me mua? Të paktën Engjëll Agaçi dhe Edi Rama kanë dërguar aty me qindra vendime dhe për ato unë i ftoj të marrin çdo vendim timin. Nuk kam asnjë problem. Të hetojnë gjëja më normale. Të falsifikojnë gjëja më e turpshme, më kriminale. Që të hetojmë edhe njëherë, është gjëja më normale. Por të zbatojnë urdhra politikë, ti mbahen orientimeve politike është gjëja më kriminale.

Peka: Keni informacion se kanë tentuar të falsifikojnë dokumente?

Berisha: Absolutisht.

Peka: Në Spak.

Berisha: Të sigurtë. Pa asnjë diskutim...

Peka: Kundër jush?

Berisha: Të sigurtë, pa asnjë diskutim. Por duan të nxjerrin këmbën dhe nuk e nxjerrin. I ftoj ta nxjerrin. Nëse ecin në këtë mënyrë, nëse e marrin dosjen. Shkon në Gjykatë të Lartë skapisti dhe merr dosjen e padisë, në gjykatë të lartë, ku i interesuari kërkon kërkon të çoj Taulant Ballën në Gjykatën Kushtetuese, siç përcakton ligji dhe kushtetuta dhe skapisti, apo skapistja, e mban dosjen sepse është vegël e Taulant Ballës, që ti mohojë tjetrit procesin e ndershëm gjyqësor që i takon me ligj, kushtetutë ajo shkelmon të drejtat themelore të njeriut, dhe ajo juriste që nuk është ajo, por është një bandite e mirëfilltë e cila nuk ka një dallim të madh me ata që rrinë në strofullat e tyre. Kjo në zyrën e shtetit, me urdhër të një ministri më banditi që ka Shqipëria sot. Taulant Balla është ministri më i lidhur, me dokumente tani, me bandat dhe ti shkon e i merr dosjen origjinale, dhe nuk ja jep avokatit që do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, i thotë jo, se më duhet. Ti mbaj kopjen se dosjen do e çosh për gjykim dhe ti në këtë mënyrë tregon se bëhesh një oficere e vjetër e sigurimit të shtetit se një motër biologjike e Taulant Ballës. Ky është vetëm një shembull, por ka shembuj të tjerë sa të duash mbi ta. Dosjet se këta kanë tani edhe atë, BKH-në, aty ka njerëz të ndershëm, sikundër në skap ka njerëz të ndershëm, por ka kriminelë ama. Ka njerëz që kanë marrë 200 mijë euro për të liruar vrasësin. Ka njerëz si këta. Sa thonë për Xhevahirin mori, thonë se mori 1 mln. Por nëse mori ky kaq, ky Kondili mund të ketë marrë 1 milionë bashkë me atë tjetrin nga Pëllumb Gjoka, për të dërguar dosjen në Shkodër. Mos harrojmë se një prokuror i arrestoi ata dhe ai prokuror tani ka dalë jashtë shërbimit sot. I arrestoi dhe ai u përjashtua nga vettingu. U përjashtua nga vetingu edhe prokurorja që arrestoi Bardhok Planën. Nëse ai do të kishte qenë në burg, nuk do e kishin vrarë këta, sepse ky i kishte pasur në listë. Ky Gjoka paska pasur listën se kë do vrasim, miku i Edi Ramës. Në të gjithë këtë konglomerat, pushtet krim-krim pushtet në të cilin noton shoqëria shqiptare, skapi ka një rol absolutisht nga më të rëndësishmit për Edi Ramën.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco