Këshilli i Rakip Sulit u zhvat fshehur, 300 hyrje banimi, banorëve të Kamzës

Këshilli i Rakip Sulit u zhvat fshehur, 300 hyrje banimi, banorëve të Kamzës

10:45, 07/09/2023
A+ Aa A-

"A e dini se nga ky vendim, qytetarët e Kamzës kanë humbur të paktën deri tani mbi 30 mijë m2 ndërtim ose 300 hyrje që do të përdoreshin për strehim social?!"

Bashkia e Kamzës  e drejtuar nga Rakip Suli ka vendosur të mos ua marrë ndërtuesve, 3% të sipërfaqes së godinës që ata i detyrohen me ligj qytetarëve të kësaj bashkie si fond banesash. Vendimi është marrë në fshehtësi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të 20 dhjetori 2019 dhe nuk dihet në është ideuar nga biznesmeni kryetar Rakip Suli apo nga ata që janë më lart se ai.

Një denoncim është bërë publik sot për këtë aferë të sistemuar me vendime dhe ligje nga z. Faik Basha, anëtar i Kryesisë së PL, i cili i referohet  një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Ja përse bëhen mbledhjet e Këshillit Bashkiak në fshehtësi të qytetarëve, - akuzon Basha.- Këshilli Bashkiak i Kamzës, në vitin 2019 ka nxjerrë një vendim nr.54 në kundërshtim me çdo ligj në Shqipëri. Ligji nr. 22/2018 "Për strehimin social" thotë qartë: “Ndërtuesi kalon të paktën 3% të siperfaqes së ndërtimit për banim.”

Këshilli i Rakipit nxjerr vendime totalisht në kundërshtim me ligjin ku i thotë ndërtuesit po deshe jepe, po deshe mos e jep.

A e dini se nga ky vendim, qytetarët e Kamzës kanë humbur të paktën deri tani mbi 30 mijë m2 ndërtim ose 300 hyrje që do të përdoreshin për strehim social?!

Çfarë ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit?

Situata: Me vendimin nr. 54, datë 20.12.2019 të Këshillit Bashkiak Kamëz, është miratuar procedura për kontributin dhe krijimin e fondit publik të banesave sociale që kalojnë në pronësi të bashkisë Kamëz nga ndërtimet e reja.

Ndryshe nga detyrimi i ligjit nr. 22/2018 “Për strehim social” që vë theksin në kalimin në pronësi të bashkisë të të paktën 3% të sipërfaqes ndërtimore për banim, në godinën për të cilën është dhënë leja ose në pamundësi në një godinë tjetër, në Vendimin e Këshillit Bashkiak  nr.54 /2019 - ndërtuesve u është atribuuar e drejta e zgjedhjes që në rast të mosdorëzimit të sipërfaqes së ndërtimit, të konvertojnë sipërfaqen takuese në vlerë leku sipas çmimeve të referencave. Kriteri: ligji nr.22/2018 “Për strehim social”.

Nga të dhënat e administruara rezulton një sipërfaqe prej 5663,24 m2 për 20 leje ndërtimi që duhej t’i dorëzohej si fond banesash, bashkisë Kamëz vetëm në vitin 2021”, e përfundon shënimin e tij, z. Faik Basha./ar.sh/SYRI.NET

Image

Rezultati i zgjedhjeve vendore në 14 maj 2023 nëKëshillin Bashkiak të Kamzës:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco