Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Shumë e qartë: Qëllimi i koncesioneve ka qenë vetëm grabitja'

'Shumë e qartë: Qëllimi i koncesioneve ka qenë vetëm grabitja'

12:18, 24/08/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Kur ky që shihni në këtë video tha këto fjalë, shumë syresh qeshën pa u thelluar në thelbin e tyre, që ishte projektimi i grabitjes së shekullit. Por cunami i pandalshëm i koncesioneve, që filloi pas 2013-ës ishte prova e një vjedhjeje të paramenduar gjatë.

Rama e kishte një objektiv të panegociushëm këtë vjedhje monstruoze ndaj edhe refuzoi dhunshëm shqetësimet e mëdha të FMN, Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera financiare.

Për Ramën dhe hajdutët përqark tij, koncesionet ishin vjedhja masive që siguronte paratë që u duheshin për blerjen e zgjedhjeve dhe kapjen e të gjitha pushteteve.

Edhe tani që flasim, vjedhja e Ramës dhe Rilindjes me koncesionet vazhdon në mënyrë të pandërprerë duke krijuar një dëm shumë të rëndë ekonomik, që po e çon vendin drejt kolapsit.

Është shumë e qartë për çdo shqiptar që qëllimi i këtyre koncesioneve ka qenë vetëm grabitja pasi asnjë shërbim nuk është përmirësuar. Përkundrazi, janë përkeqësuar.

Shteti qëllimisht nuk ka asnjë kontroll për koncesionet, të cilat vidhen nga koncesionarët - klientë të qeverisë pasi ky ka qenë edhe qëllimi i përbashkët i tyre.

Fakti qe nga 228 kontrata koncesionesh kontrollohen nga shteti vetëm 65, fakt i pranuar nga vetë ministria e Financave, thotë gjithçka.

Pra, të gjitha janë lënë në dorë të koncesionarëve që ata bëjnë si duan me paratë e taksave të shqiptarëve.

Një situatë e tillë përbën një emergjencë kombëtare dhe një rrezik të përmasave shumë të mëdha për ekonominë dhe financat e vendit.

SPAK-u duhet të veprojë energjikisht dhe shumë shpejt për këtë situatë skandaloze, këtë vjedhje monstruoze të provuar me fakte e dokumente pa fund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco