'Sterilizimi'/ Kontrata origjinale e koncesionit mban firmën e Ilir Beqajt

'Sterilizimi'/ Kontrata origjinale e koncesionit mban firmën e Ilir Beqajt

09:26, 22/08/2023
A+ Aa A-

Debati mbi zhdukjen e kontratës origjinale të koncesionit të sterilizimit nga arkiva e Ministrisë së Shëndetësisë, vijon të mbajë ngërthyer në këto ditë të nxehta gushti politikën në Shqipëri.

Kryedemokrati Sali Berisha akuzon ish-ministrin Ilir Beqaj se ka fshehur kontratën për shkak se 4 firmat e hedhura në të për t'i dhuruar 100 milionë euro kompanisë “Sani Service” për 10 vjet, mund ta çojnë pas hekurave si miqtë e tij Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj.

Berisha po ashtu akuzoi SPAK se operon me kontrata të falsifikuara, edhe pse kopjen origjinale të sterilizimit mund ta gjente në çdo spital të mundshëm ku ky shërbim mbulohet nga “Sani Service”, si QSUT, Spitali i Traumës apo dy maternitetet e Tiranës.

Menjëherë pas akuzave, Prokuroria e Posaçme me një deklaratë për mediat pranoi se e disponon kontratën origjinale të koncesionit, që është gjetur në institucione të tjera, por jo në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ky reagim i SPAK në një mënyrë apo tjetrën legjitimon zërat dhe akuzat në drejtim të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja se mund te ketë zhdukur kontratën origjinale me “Sani Service” që mban firmën e tij.

“Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”, thuhet në reagimin e SPAK.

Sakaq, mediat kanë zbuluar edhe detaje nga kontrata, që rezulton të jetë firmosur në 10 dhjetor 2015 mes Ministrisë së Shëndetësisë të përfaqësuar nga ministri i kohës, Ilir Beqaj dhe administratori i kompanisë “Sani Service”, Admir Daca.

Në kontratë rezulton të ketë edhe një vendim të çuditshëm të Beqaj, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej 588 milionë lekësh.

Kjo pasi, ish-ministri i Shëndetësisë ka vendosur të kalojë si detyrime të shtetit shpenzimet e ujit dhe energjisë elektrike të kompanisë që bënte sterilizimin e instrumenteve mjekësore, nga viti 2015 deri në prill 2022.

Për firmën e hedhur në këtë dokument, por edhe udhëtimet në Vjenë e Itali me Klodian Rjepajn, Ilir Rrapajn dhe Admir Dacën, të cilët i mohoi si miq, kanë bërë SPAK që të thërrasë sërish në shtator për ta marrë në pyetje, ish-ministrin Beqaj./BOLDNEWS

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco