Berisha: SKAP-i i partisë e fali Ilir Beqajn njësoj si Erion Veliajn, edhe pse ka katër firma të hedhura

Berisha: SKAP-i i partisë e fali Ilir Beqajn njësoj si Erion Veliajn, edhe pse ka katër firma të hedhura

12:24, 21/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës për shtyp, qëndrimin që mbajti Ilir Beqaj dje për skandalin e sterilizimit. Berisha tha se SPAK-u e fali Ilir Beqajn njësoj si Erion Veliajn, edhe pse ka katër firma të hedhura për këtë koncesion korruptiv.

“Dje, Ilir Beqaj, ky monument i shëmtuar të korrupsionit të qeverisë, ky monument edhe më i shëmtuar i korrupsionit të tmerrshëm të SKAP-it të partisë, doli dje krenar, shend e verë dhe rrahu gjoksin për vjedhjen e tij.

Në daljen e tij të djeshme, me gjakftohtësi dhe koshiencë kriminale, pa treguar as më të voglën keqardhje apo pendesë, ai nuk njohu për vete dhe as për bashkëpunëtorët e tij të arrestuar, asnjë përgjegjësi apo faj për vjedhjen e dytë të shekullit, por e mbrojti sikur të mos ishin tetë zyrtarë dhe biznesmenë të arrestuar për këtë aferë 100 milionë euro dhe qindra jetë të humbura për shkak të saj.

Në deklaratën e tij, Beqaj, i shpëtuari i SKAP-it të partisë, u tha shqiptarëve se afera nuk është koncesion, por PPP dhe nuk është një e mirë që iu dha një privati për ta shfrytëzuar. Ai u tha shqiptarëve gënjeshtrën më të madhe të jetës së tij dhe duket se këtë gjë ka deklaruar edhe në SKAP-in e partisë dhe ky i fundit bëri sikur e besoi si të vërtetë dhe firmosi si në rastin e Erion Veliajt, amnistinë e tij.

Sipas këtij hajduti dymetrosh dhe mashtruesi patologjik me katër firma në aferën 100 milionë euro të sterilizimit, dhënia me firmën e tij dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, e të drejtës së monopolit një privati, lexo vetes dhe ortakut të tij, për një shërbim që shteti e kryente me çmime dy-tre herë më të lira, nuk përbën një dhënie për një biznes privat dhe dhunim flagrant të buxhetit.

Këtë mashtrim të pacipë nuk mund ta besojë asnjë shqiptar, përveç Skapistëve politikë, që me urdhër të Edi Ramës nuk ngritën padi ndaj tij dhe e falën njësoj si Erion Veliajn.

PD fton shqiptarët të ngrihen në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate që kryesohet nga Edi Rama,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco