Berisha: Vjedhja e fondeve nga djegësi i Veliajt, lë pa qira banorët e dëmtuar nga tërmeti

Berisha: Vjedhja e fondeve nga djegësi i Veliajt, lë pa qira banorët e dëmtuar nga tërmeti

16:04, 15/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar vjedhjen e fondeve për qiratë e qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti në Durrës.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako paratë e qirave të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti i përdor për të paguar djegësin e Erionit.

Postimi i plotë:

Vjedhja e fondeve nga djegësi i Erion Veliaj, lë pa qira banorët e dëmtuar nga tërmeti.

Sako, paratë e qirave të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti i përdor për të paguar djegësin e Erionit. Krim!

📩 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

I nderuar Doktor vjedhja dhe shperdorimi i fondeve per inceneratorin e Tiranes nga Bashkia Durres ka arrit kulmin. Prej 4 muajsh bashkia dhe kryetarja e bashkise nuk paguajne bonuset e qerave per te demtuarit e termetit qe akoma jan rrugve pa shtepi te rindertuara. Mashtrimet dhe vjedhje me fondet e rindertimit qe kane shkuar te gjitha per blerjen e zgjedhjeve ne Durres dhe per mbushjen e xhepave te pronareve dhe qeveritareve te inceneratoreve. Babezia dhe paturpesia po shkaktojne varferimin dhe poshterimin e mijerave familjeve durrsake qe kan ngel rrugve pa shtepi me borxhe deri ne fyt per te pagu qerane e cila ne fakt duhej te paguhej nga qeveria dhe bashkia. Kryebashkiakja Sako ne krye te shpures grabitqare te fondeve per bonuset e qerave nuk do tja dije se fondet i con ne inceneratorin e Sharres. Prej 4 muajsh po copetohemi me femije te vegjel na kane nxjerre qeradhenesit nga shtepite sepse nuk mundemi te paguajme.

Publikoje te lutem Doktor ta marr vesh e gjithe Shqiperia cfare hajdutesh dhe mashtrusish jane, cojne leket ne Sharre dhe banoret i kane lene mes kater rrugve. Te shkoje kush te doje dhe ta verifikoje perse bashkia e durresit nuk levron fondet per bonusin e qerase? Ku i kane cuar leket?

Anonim te lutem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco