Zhvlerësimi i euros/ Meri Lika: I vetmi përfitues në këtë mes është qeveria

20:22, 09/08/2023
A+ Aa A-

Meri Lika, audituese dhe eksperte ekonomie, ishte e ftuar në ''Edicionin e Pasdites'' në Syri Tv, ku komentoi më shumë mbi tryezën e sotme organizuar nga kryetari demokrat Sali Berisha ‘Rënia e euros, fituesit dhe humbësit’.

Lika teksa e vlerësoi si të nevojshme këtë tryezë u shpreh se sipas ekspertëve është vetëm qeveria ajo që përfiton nga rënia e euros.

Problemet nuk janë vënë në dukje vetëm sot por kanë shumë kohë që në gjithe fushën e ekonomisë , ekspertet kanë dikskutuar këtë problematike e cila nuk vjen si efekt i ekonomisë por vjen në mënyrë artificial.

Sot, në tryezë, Berisha tha se të gjitha sygjerimet dhe shqetësimet tona në sezonin e ri të parlamentit do fillojnë të vihen në axhendën kryesorë në parlament, ku do paraqesin siç tha dhe zoti Berisha, kërkesat tona sidomos të fushës së biznesit në parlament.

Se sa do jenë të aftë të pranojnë kërkesat e tyre, kjo është një tjetër çështje por e rëndësishmë është se opozita të bëjë punën e saj duke paraqitur kërkesa dhe ankesat në kuadër të kësaj çështjeje që po dëmton biznesin.

Ishte një tryezë shumë e mirë sepse dëgjuam shumë gjëra të reja apo dhe pikëpamje të ndryshme për të shpjeguar efektet dhe arsyet pse po ndodh ky zhvlerësim i madh i euros ndërkohë që në Europë, euroja vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Dhe, konkluzioni në të cilën kanë arritur gjithë ekspertët eshtë se i vetmi përfitues në këtë mes është vetëm qeveria. Të gjithë të tjerët janë të humbur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco